• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJYQTARËT U RRITËN PAGAT VETES”/ Rama: Pavarësia e institucioneve, problem! Sa më shumë ua japim, aq më shumë…
Home
Politikë

“GJYQTARËT U RRITËN PAGAT VETES”/ Rama: Pavarësia e institucioneve, problem! Sa më shumë ua japim, aq më shumë…

25 January, 2025 s.autor Politikë

Në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është trajtuar mes të tjerash edhe pavarësia e institucioneve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një problem me të cilin përballen në vijimësi, apo siç theksoi, sa më shumë që i jepet pavarësi institucioneve, aq më shumë bie në sy paaftësia e tyre për të performuar.

Rama u ndal edhe tek autonomia financiare e institucioneve, që nuk është e justifikuar me rezultatet e dala nga kontrolli i performancës.

“Kemi bërë në mënyrë të përsëritur përpjekje, por gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur sërish e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar në një anë dhe është zgjatur nga një anë tjetër.
Sa i përket pavarësisë së institucioneve është problem, se pse sa më shumë i japim pavarësi aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar në kuptimin e performancës, jo politik, në sistemet shtetërore.
Rasti klasik dhe më spektakolar i impotencës së pjesës tjetër për të thënë jo, është se si gjyqtarët i rritën pagat vetes.
Bënë një ankim në GJK sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhet të rritej në një masë x dhe Kushtetuesja bëri një ekstra llogari e nxori që duhej të rritej edhe më shumë nga sa ishte kërkuar.
Universiteteve i kemi dhënë autonomi financiare, por kontrolli i performancës, nuk e maksimizon efektin që duhet të kishte. Pika tjetër, kur vjen puna tek ministritë, e kemi vuajtur dhe e vuajmë pjesën që ministria i bën të gjitha, kur në fakt ato duhet të bëjnë politika.
Është një rendje pas të tashmes kur rutina luan një rol të madh në presionin që ushtron dhe punohet në një lloj emergjence”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit politik: Nga kushtet e këqija dhe mungesa e ushqimit, tuberkulozi preku në masë nxënësit...
Previous article PROFIL/ Drejtoi për 33 vite Kishën Ortodokse të Shqipërisë, kandidat për Çmimin Nobel të Paqes! Kush ishte Anastas Janullatos

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT