• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR PRIVATIZIMIN E “BUKA”/ Ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI PËR PRIVATIZIMIN E “BUKA”/ Ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

26 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për privatizimin e fabrikës “Buka” në vitin 2015, vijoi këtë të martë me pyetjen e dy dëshmitarëve të akuzës, ish-drejtorit të Shitjes së Pronës në Ministrinë e Financave, Endri Duçka, si dhe ish-drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Në dëshminë e tij, Duçka tha se shitja e aksioneve shtetërore të ndërmarrjes “Buka” ishte kryer sipas procedurave ligjore. Por në fakt në dosjen e SPAK thuhet se ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj ka shpërfillur një sërë vendimesh gjyqësore për të favorizuar biznesmenin Lirim Fezollari në privatizimin e fabrikës “Buka”, sot qendra tregtare “Emerald”.

Duçka pretendoi se ankandi ishte publikuar në faqen e Komisionit të Prokurimit Publik dhe pasi në fazën e parë kishte vetëm një ofertues, procedura ishte ripublikuar me një afat 10-ditor. Më pas, fitues ishte shpallur i vetmi ofertues pjesëmarrës, Lirim Fezollari, të cilin kur prokurori e pyeti nëse e njeh, Duçka pohoi, dhe tha se ka komunikuar me të për shkak të procedurës, vetëm me mesazhe.

“Kam qenë drejtor te Ministria e Financave, drejtoja zyrën e shitjes së pronës shtetërore. Ka ardhur dosja për shitjen e aksioneve shtetërore. Për dosjen ‘Buka’ kemi bërë procedurën normale. Drejtoria e drejtimit të pronës publike është hallka e fundit e procesit. Ne kontrollonim të gjitha aktet dhe, nëse gjendeshin në përputhje me VKM-në, vijonim me procedurën, si publikimi për ankandin në faqen e Komisionit të Prokurimeve. Ankandi ishte i hapur. Për dosjen ‘Buka’ kishte vetëm një ofertues, ishim të detyruar të bënim një ripublikim me afat 10-ditor. Fituesi u shpall ofertuesi i vetëm”, dëshmoi Duçka.
“Ne kemi të gjitha komunikimet, zonja gjyqtare që do kërkoj të vlerësohen bashkë me provat e tjera”, theksoi prokurori Elvin Gokaj.
Duçka u pyet nga prokurori Elvin Gokaj në rast se ai ka qenë apo jo në dijeni që ka patur dy vendime gjykatash lidhur me fabrikën, që në fakt lidhen me familjen Myderizi, e cila pretendon pronësinë mbi truallin. Dëshmitari tha se këto vendime nuk ishin pjesë e dosjes së privatizimit. Përfaqësuesit familjes kishin paraqitur ankesa, përfshirë edhe vendime gjyqësore e madje dhe një ankesë për anulim ankandi, pika këto të theksuara nga prokurori i SPAK, por dëshmitari tha se e kishte orientuar familjen t’i drejtohej Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.
Elvin Gokaj: A kishit dijeni që kishte 2 vendime gjykatash për këtë pronë?
Endri Duçka: Nuk kanë qenë pjesë e dosjes së privatizimit. Familja Myderizi u ankua, na sollën edhe vendimet, por nuk kishte lidhje me veprimtarinë e drejtorisë sonë.
Elvin Gokaj: Po kërkesa nga përmbaruesi, a ju erdhën?
Endri Duçka: Nuk i kujtoj specifikisht, por kujtoj që i kemi kthyer përgjigje çdo ankese.
Elvin Gokaj: Ju ka ardhur një ankesë për anulim ankandi, çfarë bëtë ju?
Endri Duçka: Me sa mbaj mend, ne i kemi sugjeruar familjes Myderizi t’i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë për paketën e vlerësimit të aksioneve.
Dëshmia e Duçkës solli reagimin e përfaqësuesve të familjes Myderizi, të cilët gjatë seancës e akuzuan se gënjente, pasi ai ka qenë pjesë e proceseve që familja ka ndjekur në gjykata, madje dhe në dijeni të vendimeve në favor të tyre.
“Ti gënjen, ke qenë në gjyq dhe në dijeni që kishte vendime gjykatash”, thanë ata.
Ndërhyrja e trupit gjykues shtensionoi situatën në sallën e gjyqit.
I pyetur nga avokati i Arben Ahmetaj Henrik Ligor, nëse ish-ministri kishte ndikuar në procedurat e ankandit, Duçka mohoi diçka të tillë.
Me dëshmitë vijoi drejtori i pagesave në Ministrinë e Financave Fatmir Hoxhaj që më herët ka pasur postin e drejtorit juridik.
Hoxhaj deklaroi se nuk ishte marrë ndonjëherë drejtpërdrejt me procedurat e privatizimit. Ai tregoi se në vitin 2018 kishte marrë një memo që përmbante një vendim gjykate të cilën sqaroi se ia kishte përcjellë drejtorisë përkatëse. Sipas akuzës, në këto memo kërkohet pezullimi i shitjes së aksioneve të Buka sh.a. Hoxha po ashtu deklaroi se nuk kishte biseduar asnjëherë me Arben Ahmetajn për këtë procedurë.
Për në seancën e radhës të datës 9 qershor, Prokuroria e Posaçme kërkoi thirrjen e dy ish-sekretarëve të përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Për këtë çështje i pandehur është marrë Arben Ahmetaj i akuzuar për shpërdorim detyre, në arrati që prej korrikut 2023, i akuzuar gjithashtu për çështjen e inceneratorëve.
Sipas SPAK, Arben Ahmetaj, fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e më pas si ministër i Financave dhe Ekonomisë, ka shkelur legjislacionin në fuqi dhe disa vendime gjyqësore gjatë procesit të privatizimit të fabrikës “Buka” që i kanë sjellë shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi një dëm prej rreth 7 mld lekësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË SARANDË/ “U qëllua në kokë dhe mbeti i vdekur në vend”, si u vra Rexhep Ismaili pas përplasjes për zonat bregdetare
Previous article KONFERENCA E 8-të NDËRQEVERITARE/ Rama në Bruksel: Jemi fanatikë të Europës, 100 % në përputhje me politikën e jashtme të BE

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT