• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR GËRDECIN/ Dëshmitari rrëfen si u vendos çmimi i fishekëve: Çmontoja fishekët, kishte…
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI PËR GËRDECIN/ Dëshmitari rrëfen si u vendos çmimi i fishekëve: Çmontoja fishekët, kishte…

9 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e radhës për tragjedinë e Gërdecit, ka dëshmuar inxhinieri, Ismet Devolli. “Kam punuar në ministrinë e mbrojtjes në periudhën 1966-67. Na thërret sekretari i përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve i thashë qe kostot nuk i nxjerrim dot ne.

Në grup kisha një inxhinier dhe 2 oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve”, mësohet të ketë deklaruar ai. Sipas tij, 4 anëtarë kanë qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. “Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve”, tha ai.

Ndërkohë, financieri, Kol Lekgjonaj ka rrëfyer se nuk ishte dakord për çmimet e fishekëve. Kam punuar në shtabin e përgjithshëm të FA. Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakord për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit”, mësohet të ketë deklaruar.

Por, avokati i Mediut, Henrik Ligori kundërshtoi duke thënë se tre uzinat kanë dalë me humbje 244 mln lekë. “Asgjësimi bëhej përmes djegies. Kërkojmë që dëshmitari Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme”, ka theksuar ai, ndërsa avokati tjetër.

Punëtori i fabrikës, Qemal Mema ka treguar për punën në fabrikën e demontimit të armëve. “Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit.

Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak. Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam pasur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thane se jam i siguruar, por leket i merrja ne dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos lëviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka”, ka deklaruar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 30-vjeçari shqiptar përdhunon të miturën greke, si vëllai i vajzës gjeti mesazhet tronditëse në telefon
Previous article KRYEBASHKIAKU I RROGOZHINË NË SPAK/ Zgjidhet gjyqtarja që do vendosë mbi kërkesën e prokurorisë për Edison Memollën

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT