• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI NË MASA TË RREPTA SIGURIE/ Çfarë ndodhi sot në Katania, Moisi HABILAJ…
Home
Breaking News

GJYQI NË MASA TË RREPTA SIGURIE/ Çfarë ndodhi sot në Katania, Moisi HABILAJ…

31 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj grupit “Habilaj” ditën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Katanias.

Seanca u zhvillua për 14 të akuzuarit për trafik droge nën masa të rrepta policore. Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti kërkuan gjykim të shkurtuar. Të njëjtën gjë kërkoi edhe Meridian Sulaj.

Ditën e djeshme Habilaj, Seiti dhe Sulaj u morën në pyetje nga dy prokurorët shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara. Seanca e radhës për grupin “Habilaj” do të mbahet më 26 shtator.

Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi tre ditë më parë drejt Katanias.Objektivi parësor i prokurorëve është sigurimi i informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë.

Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULIMI I BUJSHEM/ Helmimi i 24 punëtoreve të fasonerisë, ka ndodhur në godinën e ROVENA GASHIT në Shkozet (FOTOT)
Previous article Bashkëshortë dhe rivalë! Kush janë gazetarët që "luftuan" për lajmin e fundit gjatë protestës së opozitës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT