• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYQI NË HAGË/ Hashim Thaçi: Prokurori përballë nesh ka punuar roje paraburgimi, më ka kërcënuar dhe cenuar fizikisht
Home
Rajon

GJYQI NË HAGË/ Hashim Thaçi: Prokurori përballë nesh ka punuar roje paraburgimi, më ka kërcënuar dhe cenuar fizikisht

4 September, 2025 s.autor Rajon

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025, në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi ka shprehur shqetësime për praninë e prokurorit John Devaney.

Thaçi ka pretenduar se Devaney, i cili më herët kishte punuar në Njësinë e Paraburgimit, e kishte kërcënuar dhe cenuar fizikisht.

Sipas transkriptit, Thaçi ka deklaruar se Devaney ishte prezantuar me role të ndryshme gjatë kohës së paraburgimit – si roje, hetues, zëvendësshef dhe shef i qendrës – duke shtuar se ky person kishte kryer veprime të rënda ndaj të paraburgosurve.

Ai tha se ndihej i papërfaqësuar dhe i parerespektuar nga fakti që “dikush që dje ishte roje, sot është prokuror”.

 

“Ky prokuror ka pasur qasje në informacione që nuk do të duhej t’i kishte. Nuk ndihemi të respektuar – as ligjërisht e as njerëzisht”, theksoi Thaçi.

“E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual. Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh” – ka thënë Thaçi.

Avokati i tij, Luka Mishetiq, konfirmoi se bëhej fjalë për prokurorin që kishte punuar më parë në paraburgim, gjë të cilën e pranoi edhe vetë Devaney, duke shtuar se punësimi i tij kishte përfunduar në fund të vitit 2022.

Seanca u zhvillua përmes video-lidhjes, ndërsa Thaçi kishte insistuar që fjalimi i tij të ishte publik.

Ai gjithashtu rikujtoi se DhSK është gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, që vepron mbi bazën e ligjeve kushtetuese të saj.

“Dhe unë sot befasohem dhe çuditem kur shoh këtë. Ndoshta është në procedurë speciale e gradimit në SPO, por nuk ndihemi rehat dhe nuk ndihemi të respektuar dhe të trajtuar denjësisht as në kuptimin legal, jo drejt, kur shohim përballë një njeri që dje paraqitej roje burgu dhe sot është prokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria njoftoi se kishte përfunduar paraqitjen e provave.

Mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130 për rrëzimin e disa akuzave, por më 16 korrik 2025 kjo u refuzua nga trupi gjykues, i kryesuar nga Charles Smith III, i cili theksoi se incidentet e kontestuara nuk përbënin akuza të rrëzueshme sipas rregullores.

Po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave paraqiti prova dhe thirri dy dëshmitare eksperte, të cilat dëshmuan më 16 dhe 17 korrik, duke përmbyllur kështu edhe fazën e dëshmive të tyre.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi po gjykohen mbi bazën e aktakuzës së konfirmuar të vitit 2020, e cila përmban dhjetë pika ku ata ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND PRITJA/ Hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë
Previous article EKZEKUTIMI I ARTUR BASHIMIT NË GREQI/ U vra si hakmarrje për vëllain, zbulohen DETAJE nga dosja hetimore

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT