• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI KUNDËR OLSI DADOS/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon vendimin në Apel
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI KUNDËR OLSI DADOS/ Administrativja refuzoi shqyrtimin në themel, Veliaj ankimon vendimin në Apel

13 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 korrikut të Shkallës së Parë, e cila nuk pranoi që të shqyrtonte në themel padinë ndaj Prokurorit Ols Dado. Në një komunikatë për mediat, Veliaj thekson se gjykata nuk i dha përgjigje pyetjes nëse një person mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit, kur pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit.

Veliaj argumenton se në momentin e emërimit në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Veliaj pretendon se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa verifikuar nëse akti i emërimit ishte absolutisht i pavlefshëm. Në ankim, Veliaj dhe Bashkia kërkojnë që Gjykata Administrative e Apelit të shqyrtojë në themel ligjshmërinë e emërimit, duke argumentuar se kontrolli gjyqësor duhet të vlejë njësoj si për të akuzuarin, ashtu edhe për organet që ushtrojnë pushtetin penal.

Gjykata Administrative, në vendimin e 24 korrikut, u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja për emërimin e Ols Dados si Prokuror nuk merret në shqyrtim. Kryebashkiaku Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit që ka emëruar Dadon si prokuror në vitin 2008. Ai pretendon se në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit.

Reagimi i Veliajt:

Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë që kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados në detyrën e prokurorit.

Thelbi i çështjes është i thjeshtë: a mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit një person që pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit? Pikërisht kësaj pyetjeje Gjykata nuk i dha përgjigje. Ajo e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar në themel faktin se, në momentin e emërimit në vitin 2008, Ols Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore përjashtimore që do të lejonin emërimin e tij si prokuror.

Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata. Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim.

Kjo çështje shkon përtej interesit individual të Erion Veliajt. Ajo shtron një pyetje themelore për shtetin e së drejtës: a janë të gjithë të barabartë përpara ligjit, apo prokurorët dhe gjyqtarët përjashtohen nga kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së titullit mbi të cilin ushtrojnë pushtetin e tyre?

Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur demokratikisht nga rreth 160 mijë qytetarë të Tiranës, i është nënshtruar pushtetit penal të shtetit, ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij. Përse, atëherë, prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për një pyetje elementare: a e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror? Nëse i zgjedhuri nga qytetarët duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe gjykatës, përse prokurori i emëruar refuzon t’i nënshtrohet të njëjtit standard për ligjshmërinë e pushtetit që ushtron?

Barazia para ligjit nuk mund të funksionojë vetëm për të akuzuarin. Edhe pushteti që heton dhe akuzon duhet të provojë se buron nga ligji.

Pikërisht këtë kërkuam nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe pikërisht këtë kërkojmë sot nga Gjykata Administrative e Apelit: asnjë imunitet për Kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata
Previous article ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

ZJARRI DREJT IZOLIMIT NË MIRËDITË/ Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren Aktualitet

ZJARRI DREJT IZOLIMIT NË MIRËDITË/ Forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 45 vatra në 24 orë, 12 ende aktive. Ja si paraqitet situata

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT