Ish-kreu i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Paul Manafort, u dënua të martën për evazion fiskal, mashtrim bankar dhe fshehjes të llogarive të huaja bankare
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e medias në veçanti, ishte një grua e veshur me një fustan blu që doli me vrap atletik nga gjykata federale në Aleksandri të Virxhinias.
Ishte Cassie Semyon, gazetare e NBC News.
“Sprinti” i saj u bë viral rrjete.
“Ju duhet të nënshkruani një kontratë me Nike”, ishte një prej komenteve ironike në Twitter.
Galopi i gazetares ka qenë krejt për arsye profesionale, pasi ka dashur të raportojë menjëherë fill pas dhënies së vendimit gjyqësor për Manafort.