• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA IZRAEL-HAMAS/ Ministri i Mbrojtjes: Na duhen 10 mijë ushtarë menjëherë. Lirohet drejtori i spitalit Al-Shifa…
Home
Nderkombetare

LUFTA IZRAEL-HAMAS/ Ministri i Mbrojtjes: Na duhen 10 mijë ushtarë menjëherë. Lirohet drejtori i spitalit Al-Shifa…

1 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti se Izraeli nuk do të “ndalojë luftën derisa të ketë arritur të gjitha objektivat e tij”, përfshirë humbjen e Hamasit. Një burim izraelit përsëriti se situata e negociatave – të kryera nga SHBA, Egjipti dhe Katari – nuk është e mirë, por e ngrirë. Në këtë kuadër, lufta vazhdon në Rripin e Gazws ku sipas Hamasit, numri i të vdekurve është gati 38 mijë.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në parlamentin Izraelit, të njohur si Knesset ka deklaruar se forcave të Mbrojtjes Izraelite i duhen menjëherë “10 mijë ushtarë menjëherë” dhe se ushtria mund të “rekrutojë menjëherë 4800 ortodoksë”.

Gallant këmbënguli në nevojat e ushtrisë në këtë fazë, duke paralajmëruar se Izraeli “nuk mund të sjellë ushtarë nga jashtë”.

Ndwrkohw gjatw ditws sw sotme Izraeli njoftoi se liroi drejtorin e spitalit Al-Shifa në Rripin e Gazës, Muhammad Abu Salmiya, cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, gjatë një operacioni të ushtrisë Izraelite nw kompleksin spitalor.

Salmiya u kthye në Gaza së bashku me të 50 të burgosur të tjerë palestinezë, pasi u liruan për shkak të mbipopullimit të burgjeve.  Për lirimin e ish-drejtorit të spitalit më të madh në Gaza reagoi ashpër lideri opozitar në Izrael, Benny Gantz.

“Një qeveri që liron ata që strehuan vrasësit e 7 tetorit dhe ndihmuan në fshehjen e pengjeve tona, ka kryer një gabim moral dhe etik dhe për këtë arsye është e papërshtatshme për të udhëhequr luftën tonë ekzistenciale. Qeveria duhet të shkojë në shtëpi”, tha ai.

Salmiya shpjegoi se së bashku me të burgosurit e tjerë, u torturua pothuajse çdo ditë brenda burgut izraelit, ku çdokujt i mohohej trajtimi mjekësor.

“Asnjë organizatë ndërkombëtare nuk na vizitoi në burgjet izraelite dhe na ndalohej të takoheshim me avokatë. Shumë të burgosur mbeten ende pas në kushte shumë të këqija shëndetësore dhe psikologjike”, deklaroi ai. 

Ndërsa, ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas ka deklaroi se nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit 2023, 37, 900 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve intensive të izraelit, ndërsa 87,060 janë plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBUSHËN FSHATRAT E KRUJËS ME KANABIS/ GJKKO shpall vendimin për 12 anëtarët e grupit kriminal
Previous article NDARJA NGA JETA E ISMAIL KADARE/ Reagon Çmimi Ndërkombëtar Booker: Jemi thellësisht të pikëlluar

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT