Në një gjendje të rënduar shtetasi Erdgys Arrazi deklaroi se në këto momente nuk mund të flasë sepse nuk jam në gjendje emocionale. Jam dërguar me deklarimin e avokatit dhe mund të flas në një moment më vonë.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se avokati mbrojtës Blerim Bazhdari ka kërkuar në seancën për masat e policisë lirimin e shtetasve Erdgys Arrazi, pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon politika dhe prokuroria apo edhe motra e personave. Pala mbrojtëse paraqiti një para recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39 vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij. Ndërkaq avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës shtetasit Erdgys Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacioni i cili e ka rënduar psikologjikisht 31 vjeçarin. Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes së 39 viteve, ndërsa ai ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria.
Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjet e pretenduara të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur kjo nuk është një vepër penale. Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon politika dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat. Sipas tij Erdgys Arrazi është një prind që është i kujdesshëm për familjen e tij dhe se ka patur një grua normale me veten, e cila është e rëndë për veten e tij dhe mbytjes së 3 fëmijëve.