• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJYNAH PËR SHOFERIN VËLLA”/ Zbardhen mesazhet në “SkyEcc”, çfarë thoshte Rexhep Rraja pasi iu kap kamioni me drogë
Home
Breaking News

“GJYNAH PËR SHOFERIN VËLLA”/ Zbardhen mesazhet në “SkyEcc”, çfarë thoshte Rexhep Rraja pasi iu kap kamioni me drogë

15 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku zbulohen dhe komunikimet e anëtarëve në “Sky Ecc”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. Anëtarët e njërit prej grupeve ishin dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja, Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani.

Pjesë e grupit kriminal, zbardhet pseudonimi që djali i ish-deputetit socialist përdorte në “Sky Ecc”
Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke. Ai i thotë më tej se mjetin e kanë futur për kontroll fizik dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

Pjesë nga komunikimet:
27 janar 2021, Gazmir Rraja- Bujar Sefës: O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj.

Gazmir Rraja- Sefës: Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala.

38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: Gjynah per shoferin vlla…

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe…

Bujar Sefa: Ku dro skeni pas fut shum…

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti, te gjith nga pak Kina pas…

Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim. Nga goditja e grupit në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja. Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.Gjithashtu Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1”. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DILNI NGA ZONAT ZGJEDHORE DHE TAKONI ELEKTORATIN"/ Zbulohen porositë e Ramës për deputetët e PS-së
Previous article E RËNDË/ Përplasen dy makina në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagoset çifti i bashkëshortëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT