• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJYKATË E TURPSHME”/ Specialja i ndaloi Hashim Thaçit të shkojë në varrimin e babait, Rama reagon ashpër
Home
Politikë

“GJYKATË E TURPSHME”/ Specialja i ndaloi Hashim Thaçit të shkojë në varrimin e babait, Rama reagon ashpër

17 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, që zhvillohet nesër në orën 15:00 në Burojë të Skenderajt.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Rama e cilëson Specialen si një gjykatë të turpshme që po u mohon edhe të drejtat më demokratike të akuzuarve.

“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, thotë Rama.

Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) përmes një postimi në Facebook, ka shprehur indinjatë e revoltë ndaj këtij vendimi.

OVL-UÇK e cilëson këtë vendim kundër Thaçit si të padrejtë dhe çnjerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do ta tolerojë heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj shkeljeve dhe trajtimit përçmues që po iu bëhet bashkëluftëtarëve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Takimi i 13 marsit në ambientet e QKUK-së në Prishtinë, ku për tre orë qëndruan në praninë e njëri-tjetrit, do të jetë i fundit për Hashim Thaçin, me babanë e tij të ndjerë, Haxhi Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJE SHIU DHE BORE NË ZONAT MALORE/ Si parashikohet moti për ditën e sotme
Previous article PARALAJMËRON IRANIN/ Trump: Çdo sulm i Houth do të konsiderohet si sulm nga Irani

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT