• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjykata rrëzon HEC-et mbi Kanionet e Osumit/ Klosi: Perla natyrore shpëtoi. Vendimi…
Home
Sociale

Gjykata rrëzon HEC-et mbi Kanionet e Osumit/ Klosi: Perla natyrore shpëtoi. Vendimi…

31 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka njoftuar ditën e sotme se Gjykata Administrative ka vendosur rrëzimin e padisë së subjekteve për ndërtimin e HEC-ve përgjatë lumit Osum.

Klosi thotë se ky është vendimi i parë i një gjykate në mbrojtje të natyrës dhe se HEC-et e planifikuara në Osum, nuk do ndërtohen, duke shpëtuar kështu perlën natyrore që ofron një nga lumenjtë më përrallorë të vendit.

“Më në fund, gjykata na dha të drejtë. Më në fund drejtësia dha vendimin e parë pro mbrojtjes së natyrës. Përshëndes vendimin, që na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës.

Më në fund, perla natyrore e Osumit, shpëtoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore. Gjykata na dha të drejtë në vendimin e pezullimit të HEC-eve mbi Osum, pak muaj më parë. Drejtësia jo gjithmonë ka qenë në anën e mbrojtjes së natyrës.

Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz tê rifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t’ja dalim të mbrojmë asetet tona natyrore“, tha Klosi.

Më datë 30.07.2018, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, shpalli vendimin përfundimtar, mbi procesin gjyqësor e iniciuar prej palës paditëse, shoqëria “HP Bigas dhe Veleshnje Energy”shpk, me palë të paditura: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Avokatura e Shtetit dhe me objekt: “Shfuqizimin e vendimit nr. 1, datë 15.02.2018 “Për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 13, datë nr. identifikimi 137, date 26.03.2015 “Për vendim për VNM paraprake”.Konstatim për pavlefshmëri absolute të shkresës nr. 638, datë 09.02.2018 “Njoftim pezullimi mbi aktivitetin e ndërtimit dhe funksionimit të hidrocentralit “HP Bigas & Veleshnjë Energy” shpk. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të gjithë veprimeve të tjera administrative dhe procedurave të filluara si rezultat i vendimit nr. 1, datë 15.02.2018.”

Në vendimin përfundimtar, të arsyetuar, të shpallur prej Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Tiranë dhe i komunikuar i arsyetuar palëve prezente në gjykim, Gjykata përfundimisht rrëzoi kërkesëpadinë e paditësit “HP Bigas dhe Veleshnje” shpk., me të gjitha kërkimet e tij, objekt padie, të cilat u shqyrtuan dhe u vlerësuan nga kjo gjykatë si të pabazuara në prova dhe në ligj.

Kjo gjykatë, përmes një procesi gjykimi të drejtë dhe kontradiktor, ku palët gëzuan mundësinë e parashtrimit të pretendimeve të tyre, nëpërmjet përfaqësueseve të tyre ligjorë, vlerësoi si të drejtë dhe ligjërisht të bazuar, veprimtarinë e organeve publike, të cilët diktuan në nxjerrjen e vendimit nr. 1, datë 15.02.2018 “Për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 13, datë nr. identifikimi 137, date 26.03.2015 “Për vendim për VNM paraprake”.

Megjithë pretendimet e shumta për shkelje proceduriale dhe materiale, Gjykata Administrative me të drejtë vlerësoi se nga ana e organeve të administratës publike të përfshira në këtë proces, ishin ndërmarrë të gjithë hapat e duhur ligjorë dhe ishin zbatuar me rigorozitet gjithë procedurat ligjore në fuqi, duke u finalizuar me pezullimin e aktivitetit të subjektit privat “HP Bigas dhe Veleshnje” për ndërtimin e tre HEC-eve në lumenjtë Bigas dhe Veleshnjë.

Veprimtaria e institucioneve publike ka qënë në përputhje të plotë me kuadrin e tyre  legjislativ, organizativ dhe funksional në fuqi dhe në koherencë me njëra-tjetrën, duke pasur si të vetmin qëllim primar, mbrojtjen e interesit publik dhe interpretimin e duhur të dispozitave ligjore. Ky qëllim ka qënë thelbësor për të përcaktuar natyrën e veprimeve të ndërmarra prej MTM, AKM dhe ISHMPU, veprimtari e cila në rastin konkret, jo vetëm nuk bie ndesh me Parimin e Sigurisë Juridike, ashtu sikurse ka pretenduar gjatë këtij gjykimi pala paditëse, por përkundrazi, veprimtaria e institucioneve publike, e ndërmarrë duke pasur interesin publik si interes primar dhe duke ju përshtatur normave legjislative në fuqi, vetëm ka afirmuar dhe konsoliduar në forma praktike, parimin e Sigurisë Juridike dhe parimin e Ligjshmërisë, kushte të nevojshme dhe të domosdoshme për ekzistencën e Shtetit të së Drejtës.

Në këtë proces, në krah të palës së paditur Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ishin bashkuar në formën e Ndërhyrësve Dytësorë edhe dy organizata jofitimprurëse, me fokus mjedisor përkatësisht Federata Shqiptare e Rafting dhe “Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri” (EcoAlbania), të cilat paraqitën gjatë gjykimit argumente shtesë lidhur me bazueshmërinë e vendimeve administrative objekt gjykimi dhe i kërkuan gjykatës rrëzimin e padisë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi se veprimet administrative dhe procedurat e filluara si rezultat i vendimit nr.1 datë 15.02.2018, nuk përmbajnë asnjë element të pavlefshëm ose të paligjshëm, ashtu sikurse u pretendua prej palës paditëse në këtë gjykim, për sa kohë që vetë ky akt administrativ ka ardhur si rrjedhojë e interpretimit dhe zbatimit të duhur të dispozitave ligjore përkatëse në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ajo që na duhej: WhatsApp i dëgjoi më në fund lutjet tona
Previous article ÇFARË PO NDODH ME DURRËSIN/ Ujërat e zeza përfundojnë në…det! (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT