Gjykata Themelore Shkupi 1 ka vendosur për propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar për paraburgimin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit.
Nga 26 persona të cilët janë marrë në pyetje për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, Gjykata Penale njofton se 13 prej tyre ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Mes tyre janë Mitko Çavkov, Igor Durllovski, Bogdan Ilievski, dy të punësuar në Kuvend dhe persona tjerë.
Ndërsa, për paraburgimin e deputetëve të arrestuar, Kuvendi duhet të sjellë së pari vendim për marrjen ose jo të imunitetit të tyre.
Gjykata njofton se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimi. /AlpeNews.al/


