• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA KUSHTETUESE MERR VENDIMIN/ Pranon pjesërisht padinë e pronarëve, rrëzon disa nene nga ligji i pronave
Home
Aktualitet
Drejtësi

GJYKATA KUSHTETUESE MERR VENDIMIN/ Pranon pjesërisht padinë e pronarëve, rrëzon disa nene nga ligji i pronave

16 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e saj të parë me seancë dëgjimore, që nga krijimi i saj. Report Tv bën me dije se trupa gjykuese pasi ka dëgjuar palën e interesuar, ka pranuar pjesërisht padinë e pronarëve duke rrëzuar një pjesë të neneve. Seanca dëgjimore u mbajt më 4 shkurt dhe zgjati plot 6 orë e 30 minutash.

“Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së  vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë.

Gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale. Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR PËR TENTATIVË VRASJE/ 32 vjeçari arrestohet bashkë me policin në banesë në Tiranë
Previous article AKUZOHET PËR TRAFIKIM TË LËNDËVE NARKOTIKE/ Kërkohej nga Italia, kapet në Peqin 34-vjeçari

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT