Nga dëshpërimi i madh, shqiptarja merr vendimin dhe bën aktin ekstrem, i jep fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, ku një 54-vjeçare, emri i të cilës nuk bëhet me dije, kreu vetërasje pak ditë pasi gjykata kishte vendosur ta nxirrte nga shtëpia ku jetonte me bashkëshortin, me të cilin kishte arritur kulmin mosmarrëveshja e vjetër familjare për çështje trashëgimie.
Gruaja, një qytetare 54-vjeçare shqiptare, por me nenshtetësi italiane, sipas mediave atje, jashtëzakonisht e tronditur nga largimi i detyruar nga shtëpia, nuk ka pasur forcën për të vazhduar jetën.
Aktin ekstrem per t’i dhene fund jetes ajo e ka kryer disa metra larg shtëpise ku jetonte.
Ishte burri i saj ai qe e gjeti atë pasditen e së shtunës, të varur në një kasolle që ndodhej në afërsi të banesës se tyre.
Prokurori Giuseppe Miliano, urdhëroi menjëherë kthimin e trupit te shqiptares pranë familjes, për të lejuar mbajtjen e ceremonise mortore.