• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjykata e la në arrest shtëpie, avokati i Tahirit: Dosja s’ka asnjë provë të re. Do apelojmë
Home
Shqipëri

Gjykata e la në arrest shtëpie, avokati i Tahirit: Dosja s’ka asnjë provë të re. Do apelojmë

15 May, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Maks Haxhia ka deklaruar se do të apelojë masën e lënë në fuqi sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda me arrest shtëpie për Saimir Tahirin.

Në një prononcim në përfundim të seancës, haxhia deklaroi se ka analizuar të gjithë dosjen e prokurorisë, mbi të cilën gjykata kishte vendosur “arrest shtëpie” për Tahirin por se nuk kishte asnjë provë të re.

“Ne analizuam gjithë dosjen mbi të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie. Sa për dijeninë tuaj dhe të publikut në të gjithë materialet e dosjes nuk kishte asnjë provë të re që e implikonte zotin Tahiri.
Në materialin që kam lexuar nuk ka asgjë. Prokurori tha edhe që duhet të arrestohet zoti Tahiri sepse mund të ndërhyjë në tavolinë dhe zyrën time për të prishur provat”, deklaroi avokati Haxhia.

Ndërsa i kanë përmendur faktin se prokurori Hajdarmataj ka thënë se “Tahiri e di një ditë më parë se kë do pyes unë”, avokati i Tahirit ka bërë edhe një batutë. “E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur se mbron ti veten…”.

Duke u ndalur tek lëvizjet e Tahirit me skaf, Haxhia tha se ai është mjeti i një biznesmeni.
“Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet për në Greqi, është skafi i një biznesmenit. Skafi është i blerë, konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them, ti thua, as unë mendoj, ti mendon. Në drejtësi ka unë provoj me dokumente dhe një gjë e tillë nuk ishte. Është një masë e përsëritur nga e njëjta gjyqtare dhe është prishur në herën e parë”, deklaroi Haxhia.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPER NË FORMË/ Floriana Garo heq të gjitha kilogramët pas lindjes, ja si duket (FOTO)
Previous article Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ndryshon masën për Tahirin, mbetet në “arrest shtëpie”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT