Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lërë në fuqi masën arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Avokati i tij Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim dhe tha se në materialet e prokurorisë nuk ka asnjë provë të re që e implikon ish ministrin në trafik droge.


