Gjykata e Fierit liron me kusht ish-deputetin Mark Frrokun. Ish-deputeti Frroku ishte i dënuar për tre vepra penale.
Frroku u akuzua për “Fshehje pasurie”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pastrim i produkteve të veprave penale.
jykata e Apelit më 8 janar të këtij viti uli dënimin për ish deputetin, pasi nga Dhoma Penale Tiranë ishte dënua me 7.5 vite burg.
Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.
/AlpeNews.al


