Kryeministri Edi Rama dihet tashmë se kanalin e komunikimit “Instagram” apo “Facebook” e përdor jo vetëm për të treguar punën e tij dhe qeverisë, por edhe për postime me karakter humoristik.
Edhe kësaj here Kreu i Qeverisë, ka publikuar një foto ku shihet një burrë që fle para selisë së PD.
“Gjumë të ëmbël dhe flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka”, shkruan Rama në postimin e tij duke ironizuar kështu kreun e PD-së Lulizim Bashën.



