• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJUHË URRETJE DHE REKLAMA…/ AMA gjobit 4 televizione,  ja cilët janë ato
Home
Aktualitet
Media

GJUHË URRETJE DHE REKLAMA…/ AMA gjobit 4 televizione, ja cilët janë ato

17 April, 2019 k.autor Aktualitet, Media

Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive, (AMA), gjobiti televizionin Ora për gjuhë urrejtjeje si dhe televizionet Neës 24 e TV Klan për transmetim reklamash të padeklaruara ndërsa televizioni Report TV u gjobit për dhunim të të drejtave të një fëmije.

Sipas një njoftimi për shtyp, televizioni Ora mori gjobën më të lartë, 400 mijë lekë në lidhje me një koment në emisionin “Ju Flet Moska” mbi sulmin terrorist në Zelandën e Re. AMA vlerëson se komenti mbart gjuhë urrejtjeje.

Televizioni Neës 24 u gjobit për 120,000 lekë pasi AMA vlerësoi se dy materjale të transmetuara në edicionin kryesor të lajmeve përbënin reklama të padeklaruara. Po kështu, televizioni kombëtar Klan u gjobit me 120 mijë lekë për të njëjtën arsye.

“Përmbajtja e transmetuar në pjesën e dytë të programit “Rudina” kishte dhe reklamë të fshehur”, shkruan AMA në njoftim duke iu referuar një emisioni të transmetuar më 27 mars 2019.

Televizioni Report TV u gjobit me 200 mijë lekë për atë që AMA e konsideroi dhunim të të drejtave të një fëmije gjatë emisionit “Pa Gjurmë”.

Vendimet e AMA vijnë pasi institucioni që ka për detyrë të mbikëqyrë tregun e transmetimeve audiovizuale u kritikua nga një raport i organizatës Media Look ku vërehej prania e gjithëpërhapur e reklamave të fshehta nëpër emisione të ndryshme si dhe në edicionet e lajmeve të televizioneve kryesore në vend. Sipas Media Look [link] AMA ka dështuar të zbatojë ligjin, i cili sanksionon që çdo materjal reklamë duhet të etiketohet si e tillë në transmetimet audiovizuale.

“Nga vëzhgimi tre mujor që MediaLook i ka bërë 276 edicioneve informative të orës 19:00 dhe 19:30 të tre televizioneve kombëtare kanë rezultuar një total prej 51 kronikash, nga të cilat  20 në TV Klan,  18 në Vizion Plus dhe 13 lajme në televizionin Top Channel,” shkruhet në vrojtimin e MediaLook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BREGU I LUMIT" DHE OPOZITA/ Si po e shfrytëzon PD dhe LSI "hallin" e banorëve (FOTO)
Previous article LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Ministri Cakaj: Nuk ka kthim pas, presim rekomandime...

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT