• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJUHA SHQIPE NË DIASPORË/ Shqipëria dhe Kosova avancojnë në projektin e përbashkët
Home
Sociale

GJUHA SHQIPE NË DIASPORË/ Shqipëria dhe Kosova avancojnë në projektin e përbashkët

1 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria dhe Kosova po avancojnë në projektin e përbashkët për mbështetjen ndaj diasporës duke shënuar dy arritje konkrete gjatë këtij viti, kurrikulën e përbashkët mes dy vendeve për diasporën dhe regjistrin e mësuesve. Seminaret dhe trajnimet e mësuesve të diasporës janë kthyer në një traditë të përvitshme, ku këtë vit ka qenë Tirana mikpritësja e mbi 150 mësuesve shqiptarë.

Seminari XIV “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”, është një aktivitet i përbashkët i dy ministrive; Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, me synim aftësimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies, si edhe promovimin e praktikave më të mira të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja Lindita Nikolla, e cila deklaroi se 2018 vjen me disa risi për mësuesit e diasporës duke forcuar rezultate e arritur dhe mbështetur në progresin e të nxënit të fëmijëve shqiptarë.

“Sivjet ne kemi disa risi të shtuara jo vetëm për faktin që kemi në Shqipëri edhe institucionin e Ministrit të Shtetit dedikuar Diasporës, por fakti që në një kohë të shkurtër së bashku me Pandeli Majkon, por edhe me Ministrin e Diasporës të Kosovës ne kemi mundur të finalizojmë më së fundi kurrikulën e përbashkët të Arsimit Plotësues në Diasporë. Ne kemi tashmë një kurrikul të njehsuar të mësimit në diasporë, që duket si një gjë tashmë e arrirë por nëse do të kujtojmë gjithë rrugën që kemi përshkuar ka qenë një proces ndërveprimi jo fortë i thjeshtë, për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të servirur më të mirën e mundshme për gjithë ata që do të jenë pjesë e mësimit plotësues në diasporë”, deklaroi ministrja Nikolla.

Njohja dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve shqiptarë por edhe një numër i saktë i mësuesve që kemi në diasporë është një prioritet për Ministrinë e Arsimit, ndaj Nikolla gjatë këtij seminari nënvizoi se progresi është i pandalshëm drejt më të mirës për mësuesit misionarë që përçojnë kulturën shqiptare në breza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRITOLI NË VLORË/ Pas kontrolleve, Policia: Ishte një ALARM i rremë. Pronari...
Previous article U munduat për t’i trashur vetullat/ Rihanna sapo solli trendin e ri (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT