• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJUHA SHQIPE, LËNDË NË ÇDO DEGË NË UNIVERSITET”/ Rama: I japim vendin që i takon
Home
Politikë

“GJUHA SHQIPE, LËNDË NË ÇDO DEGË NË UNIVERSITET”/ Rama: I japim vendin që i takon

26 March, 2019 F.autor Politikë

Gjuhës shqipe do t’i jepet vendi që i takon, edhe në arsimin e lartë. Pasi u rifut pas 32 vitesh në gjimnaze rreth tri vite më parë, qeveria ka iniciuar një proces që parashikon ta fusë atë si lëndë të detyrueshme për studentët e çdo profili universitar.

Kryeministri Rama, dje në prezantimin e portalit për transparencën në universitete
Kryeministri Rama, dje në prezantimin e portalit për transparencën në universitete

Këtë e bëri me dije vetë Kryeministri dje, gjatë prezantimit të portalit të transparencës në universitete.

 

“Shikojmë një agresion të madh kundër gjuhës shqipe, në tërësi, i prodhuar nga kohërat që jetojmë. Ndaj, duam që ta fusim gjuhën shqipe edhe në universitet, në të gjitha degët. Nuk ka mundësi të mos dish të shkruash shqip dhe të jesh gjeolog i mirë”, theksoi Edi Rama, pa dhënë afat kohor mbi konkretizimin e kësaj nisme, ama i vendosur. “Këto reflektime janë në proces dhe kur të kemi konkluzionet e duhura, ne do të themi se çfarë do të bëjmë, por gjuha shqipe me patjetër duhet të zërë vendin e vet në universitet”. Vitet e fundit kanë prodhuar të dhëna të çuditshme mbi dijet e të rinjve në linguistikë. U referohemi maturantëve, të cilët në provimet e fundit rezultojnë më mirë në gjuhën angleze sesa në atë amtare. Kjo, për Kryeministrin kërkon reflektim më vete.

“Ka njëfarë rregulli që duhet marrë provimi, por është shumë e vështirë të besohet që kush nuk di shqip, duke qenë shqiptar, të dijë anglisht. Është shumë e vështirë të besohet se nuk kuptohet nëpërmjet cilës gjuhë e ka mësuar anglishten, kur shqipen nuk e zotëron. Ne do ta fuqizojmë patjetër kushtin për të qenë zotërues i gjuhës angleze, duke filluar nga vetja, pra, duke dhënë ne kontribut dhe duke ndërtuar një sistem, përmes të cilit studentët të kenë mundësi ta mësojnë, apo ta përmirësojnë dijeninë e tyre mbi gjuhën angleze”, nënvizoi Rama, teksa përmendi një tjetër angazhim të qeverisë thuajse të përmbushur, biblioteka dixhitale.

Edhe në këtë pikë, kreu i qeverisë kërkon më shumë punë nga të rinjtë, pasi pasuria didaktike online do të jetë në gjuhën ndërkombëtare, anglishten.

“Nuk është e rastësishme që ata që janë më të mirët, ata lexojnë anglisht. Biblioteka dixhitale është në dispozicion, por nuk është shqip. Nuk mund ta imagjinojmë që të kemi një bibliotekë globale shqip, të pakën jo në shekullin e XXI”. Prej tri vitesh, gjuha shqipe është futur në gjimnaze si lëndë e veçantë. Sakaq, pas evidentimit të problemeve që studentët kanë me drejtshkrimin, që prej 2012-ës, universiteti më i madh në vend, ai i Tiranës, e ka futur gjuhën shqipe si lëndë me zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ “Jam duke bërë seks me të dashurën e xhaxhait tim”
Previous article U KAPËN ME TRE THASË DROGË/ Kapen "MAT" 3 persona në ELBASAN, ishin... (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT