• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjuha e urrejtjes dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave
Home
Sociale

Gjuha e urrejtjes dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave

4 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Drejtuesja e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti ka reaguar pas akuzave denigruese të opoztiës për ministret gra të mandatuara në kuadër të qeverisë ‘Rama 3’.

Postimi i plotë:
Gjuha seksuale e urrejtjes është një fenomen i përditshëm, me të cilën përballen shumë gra në politikë e vendimmarrje. Kjo është një çështje që i ka mbajtur gratë e vajzat larg nga politika dhe sapo ka filluar të trajtohet në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Është koha që gjuha seksiste e urrejtjes të luftohet me mjete juridike dhe veprime për të luftuar stereotipat gjinorë, mentalitetin dhe qendrimet misogjiniste (misogjinist – një person që nuk i pëlqen, i përbuz ose paragjykon fuqishëm gratë).

Gjuha seksuale e urrejtjes lidhet me shprehjet që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen bazuar në seks.

Gratë që morën poste ministrore, që në momentin që Kryeministri Rama shpalli Qeverinë e Re, janë veçanërisht të shënjestruara nga gjuha seksuale e urrejtjes. Bashkë me to kuptohet që ashtu ndihet çdo grua dhe vajzë e ciltdo krah politik ose apolitike, si një objektiv i mundshëm që mund të përballet me gjuhën e urrejtjes seksiste online dhe/apo offline.

Këta që “pështyjnë” me gjuhën seksiste të urrejtjes përfitojnë nga disponueshmëria e platformave sociale dhe automatikisht kontribuojnë në rritjen e shfaqjeve të gjuhës seksiste të urrejtjes në shoqëri, komunitet e familje dhe rritjen e dhunës ndaj grave e vajzave.

Është koha që kjo çështje të trajtohet urgjentisht dhe me prioritet duke parë përdorimin e mundshëm të standardeve dhe hartuar politika e ligje për luftimin e stereotipeve gjinore. Njerëzit që flasin me këtë gjuhë duhet të dënohen nga shoqëria dhe nga ligji.
Gjuha e urrejtjes nga politikanë që do të përfaqësojnë popullin shqiptar në Kuvendin e Ri të Shqipërisë si dhe heshtja e një klase të tërë politike apo marrja e “likes” nga ndjekësit qofshin gra ose burra, është tregues që duhet të shqetësojë një shoqëri të tërë.

Nëse këta politikanë nuk gjejnë në bagazhin e tyre kulturor apo arsimor fjalë të tjera apo mënyrë tjetër për të shprehur shqetësimin e tyre për menaxhimin e vendit atëherë nuk meritojnë asnjë votë gruaje apo vajze që u ka besuar përfaqësimin.

Gjuha e urrejtjes online dhe offline si dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave, e cila për fat të keq është rritur në mënyrë dramatike sa më shumë gra ngjiten në karrierën politike dhe ka një efekt rrëqethës në ambicien dhe mundësinë e grave për të qenë politikisht aktive. Kjo lloj gjuhe përdoret që gratë të heqin dorë nga pjesëmarrja në politikë e vendimmarrje. Ndaj, siguria e grave në mediat online apo tjetër duhet të garantohet për të mbështetur përparimin demokratik dhe për të përmirësuar barazinë gjinore në jetën publike në Shqipëri. Suksese në karrierën politike të gjitha grave ministre të Qeverisë Rama 3.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Po shijonte muajin e mjaltit, gruaja e sapomartuar rrëzohet nga shkëmbi dhe humb jetën
Previous article PAS NDIHMËS PREJ 2 MIJË DOLLARË/ SHBA jep lajmin: Do të strehojmë 50 mijë qytetarë afganë

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT