• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Gjuetia e Peshkaqenëve”/ Trupat e NATO-s, dislokim në Shqipëri për të garantuar operacion pa eksese
Home
Sociale

“Gjuetia e Peshkaqenëve”/ Trupat e NATO-s, dislokim në Shqipëri për të garantuar operacion pa eksese

11 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

NATO pritet të rrisë sigurinë në Ballkan nëpërmjet dislokimit të disa trupave ushtarake në brigjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Siç mësohet, në ujrat shqiptare do të vendosen së shpejti anije luftarake amerikane me trupa marinës dhe britanike.

Ende nuk ka një njoftim të plotë mbi këtë dislokim, por ajo që bën çudi është se ky përqëndrim trupash rastis me një stinë të nxehtë në Shqipëri kur pritet hapja e gjuetisë së “Peshqve të Mëdhenj”.

Nesër në Tiranë mbërrin një autoritet i lartë i institucionit antikorrupsion në Itali, i cili do të kryejë për disa ditë trajnime dhe wrkshope të shpejta për pjesëtarë të prokurorive në Shqipëri, të cilët më pas do të zbatojnë në terren metodat praktike kur të hapin “Kutinë e Pandorës” së korrupsionit shqiptar.

Kjo kuti tashmë është gati për të nxjerrë në dritë dosjet e stërmëdha që vetëm priten të marrin firmën e prokurorëve drejtues të njësive të organit të akuzës.

Ditën e sotme kanë qarkulluar zëra se bëhet fjalë vërtetë për një tërmet të madh politikë që do të trondisë jo vetëm zyrtarë qëndrorë, anëtarë të parlamentit por edhe krerë bashkish apo ish-drejtues vendorë në vend.

ILDKP-ja ka dërguar një material të gjatë në lidhje me hetimin e pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, i cili mësohet se bën fjalë për jo më pak se 800 dinjitarë shumë të rëndësishëm shtetëror.

Pikërisht frika se mos operacioni i hapjes së dosjeve të mëdha mund të ndikojë në brishtësinë e shtetit, ka gjasa të jetë një nga arsyet e përforcimit të Shqipërisë me forca shtesë.

Padyshim që trupat e NATO-s nuk hyjnë për të ndikuar në situatën e brendshme, por ata do të ruajnë ujrat që një përshkallëzim i situatës mund të prodhojë trazira dhe eksode, por edhe destabilizim të rajonit.

Megjithatë, prezenca e trupave amerikanë në ujrat shqiptare pritet të kenë më shumë efekt psikologjik për të mos degraduar situata.

Shërbime perëndimore ka kohë që kanë hartuar raporte në lidhje me sinjale që në protestat e 27 janarit mund të ketë përplasje që do të trazojnë regjimin e brendshëm në vend, trazira që mund të prodhojnë destabilizim edhe jashtë vendit.

Ndërkombëtarët që kanë hartuar, mbështetur dhe po ndikojnë në zbatimin e reformës në drejtësi, mësohet se do të jenë edhe përgjegjës për të mos lejuar që kjo reformë të trondisë themelet e shtetit shqiptar, tashmë që ai është edhe anëtar i Aleancës më të fuqishme politico-ushtarake të botës. (tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E çojnë në spital por tepër vonë! 20-vjeçari nga Durrësi i jep fund jetës duke pirë fotoksinë
Previous article Lëvizjet në radhët e prokurorisë, deputetja e PS: Prokurorët preken nga vettingu, jo nga Arta Marku

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT