• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
GJOBA DHE NDËSHKIME/ QKLL dhe Inpektoriati i Mbikqyrjes së Tregut marrëveshje për luftën kundër piraterisë
Home
Kulturë

GJOBA DHE NDËSHKIME/ QKLL dhe Inpektoriati i Mbikqyrjes së Tregut marrëveshje për luftën kundër piraterisë

23 September, 2021 s.autor Kulturë

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Inspektoriati i Mbikqyrjes së Tregut angazhohen për hapa konkretë për luftën kundër informalitetit dhe piraterisë, përmes një memorandumi bashkëpunimi. Memorandumi me në fokus mbrojtjen e pronësisë intelektuale në fushën e letrave shqipe, u nënshkrua nga Drejtorja e QKLL Alda Bardhyli dhe Kreu i Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së Tregut Ladrim Sahitaj.
“Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për të drejtat e autorëve dhe të pronësisë intelektuale për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e të gjithë zinxhirit të subjekteve dhe faktorëve në industrinë e librit duke realizuar aktivitete informuese mbi detyrimet ligjore që duhen përmbushur në bazë të Ligjit 36/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe Ligjit Nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”, tha Bardhyli. Mbrojtja e dorëshkrimeve të autorëve shqiptarë dhe përgatitja e tyre për botim në bazë të legjislacionit përkatës është një nga pikat e kësaj marrëveshje.
“Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i eksperiencave dhe realizimi i trajnimeve të përbashkëta ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ofrojë serinë e broshurave informuese ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e tyre”, tha Sahitaj.
Informaliteti vijon të jetë ende një temë e ndjeshme përsa i përket librit. Vetëm një muaj më parë përmes një tryeze diskutimi botuesit ngritën zërin mbi rëndësinë që ka marrjan e hapave konkretë në këtë fushë. Kreu i shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri ngriti në këtë tryezë problemin e fotokopjimit pa leje të librave pranë fakulteteve, botimi i librave pa të drejtën e autorit dhe piratimi nga persona të dytë i veprave, të cilët i shesin nëpër tezga, skanimi i librave pa leje dhe nxjerrja e tyre në faqet e internetit, të cilat ua shesin lexuesve kundrejt një pagese. Edhe pse terreni I veprimit është I vështirë përmes këtij memorandum pritet të ketë hapa konkretë në mbikqyrjen e tregut, duke ndëshkuar me gjoba dhe pezullim të aktitetit në raste shkeljeje të përsëritura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Lindita shtron Oltin në dru: S’jam k** si ti o plehrë… (VIDEO)
Previous article NUK PËRMBAHET/ Gazmend Bardhi: S’mund të na i mbyllin gojën kështu ne demokratëve. Duam...

s.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit' Kulturë

LAJM I MIRË/ AQSHF nis restaurimin e filmit 'Dimri i Fundit'

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut Kulturë

SAMITI I UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT