• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJKKO NDRYSHON KOMUNIKIMIN ME MEDIAT/ Mbyllet grupi aktual në WhatsApp, ja si do të bëhet akreditimi i gazetarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

GJKKO NDRYSHON KOMUNIKIMIN ME MEDIAT/ Mbyllet grupi aktual në WhatsApp, ja si do të bëhet akreditimi i gazetarëve

1 September, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar një ndryshim në mënyrën e komunikimit me përfaqësuesit e medias.

Në kuadër të hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Brendshme, e cila përcakton rregullat për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe sjelljen në ambientet e GJKKO-së, grupi aktual i komunikimit me gazetarët në WhatsApp nuk do të jetë më aktiv.

Sipas njoftimit të gjykatës, në vijim do të krijohet një grup i ri komunikimi, ku do të kenë akses vetëm përfaqësuesit e medias që janë të akredituar pranë GJKKO-së.

Përmes këtij grupi do të vijojnë të shpërndahen njoftimet për çështjet dhe kërkesat penale të shpallura, deklaratat për shtyp dhe komunikime të tjera që lidhen me veprimtarinë e gjykatës.

GJKKO sqaron se çdo njoftim i përcjellë në grupin e ri do të publikohet njëkohësisht edhe në faqen zyrtare të institucionit.

Ndërkohë, gazetarët që duan të akreditohen pranë GJKKO-së duhet të ndjekin procedurën e përcaktuar në rregulloren e re. Në rubrikën “Multimedia” të faqes zyrtare të gjykatës janë publikuar formulari për akreditimin e përfaqësuesve të medias dhe deklarata për njohjen dhe respektimin e rregullave të sigurisë, rendit dhe sjelljes.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet fizikisht në Zyrën e Protokollit të GJKKO-së, përmes shërbimit postar ose në mënyrë elektronike në adresën e përcaktuar nga gjykata.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton përfaqësuesit e medias se, në kuadër të hyrjes në fuqi të Rregullores së Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e GJKKO-së”, si dhe fillimit të procesit të akreditimit të përfaqësuesve të medias, grupi aktual i komunikimit të Gjykatës me mediat në aplikacionin WhatsApp, duke filluar nga data e sotme, nuk do të jetë më aktiv.

Në vijim, Gjykata do të krijojë një grup të posaçëm komunikimi në aplikacionin WhatsApp, në të cilin do të përfshihen vetëm përfaqësuesit e medias të akredituar pranë GJKKO-së.

Nëpërmjet këtij grupi do të vijojë shpërndarja e njoftimeve për çështjet dhe kërkesat penale të shpallura, deklaratave për shtyp, si dhe çdo komunikimi tjetër me interes për median.

Të gjitha njoftimet dhe komunikatat që do të shpërndahen në grupin e ri të komunikimit me mediat do të publikohen, në çdo rast, edhe në faqen zyrtare të Gjykatës.

Lidhur me procedurën e akreditimit të përfaqësuesve të medias pranë GJKKO-së, në faqen zyrtare të Gjykatës, në rubrikën “Multimedia”, në seksionin “Akreditimi i përfaqësuesve të medias pranë GJKKO-së”, gjenden:

Aneksi nr. 7 – “Formular për akreditimin e përfaqësuesve të medias”;
Aneksi nr. 8 – “Deklaratë e njohjes dhe respektimit të rregullave të sigurisë, rendit dhe sjelljes nga përfaqësuesit e medias”.
Formulari dhe deklarata e mësipërme duhet të paraqiten së bashku me dokumentet e tjera të përcaktuara në nenin 90 të Rregullores së Brendshme dhe në aneksin nr. 7 të saj.

Kërkesa për akreditim dhe dokumentacioni shoqërues mund të paraqiten:

dorazi, pranë Zyrës së Protokollit të GJKKO-së;
nëpërmjet shërbimit postar; ose
me postë elektronike, në adresën: [email protected].
Gjykata falënderon përfaqësuesit e medias për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?
Previous article TRAGJEDIA ME DY VIKTIMA NË VAUN E DEJËS/ Banorët në protestë te qendra shëndetësore: S’ka ambulancë e as mjekë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN 8 RASTE TË VJEDHJEVE NË DURRËS GJATË 2 MUAJVE/ Arrestohet 1 hajdut, në kërkim tjetri Aktualitet

ZBARDHEN 8 RASTE TË VJEDHJEVE NË DURRËS GJATË 2 MUAJVE/ Arrestohet 1 hajdut, në kërkim tjetri

TRAGJEDIA ME DY VIKTIMA NË VAUN E DEJËS/ Banorët në protestë te qendra shëndetësore: S’ka ambulancë e as mjekë Aktualitet

TRAGJEDIA ME DY VIKTIMA NË VAUN E DEJËS/ Banorët në protestë te qendra shëndetësore: S’ka ambulancë e as mjekë

GRUSHTE DHE TË BËRTITURA/ Publikohet VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën Aktualitet

GRUSHTE DHE TË BËRTITURA/ Publikohet VIDEO e dhunimit të kamarierit në Golem! Djemtë e pronarit e rrahën se kërkoi pagën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT