Shoqata Himara ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë këtë të martë, pas vendimit të dhënë nga GJKKO ditën e djeshme për lënien në burg të Fredi Belerit.
Ata i kanë bërë apel çdo himarjoti që jeton në Athinë po edhe çdo shtetasi grek dhe shqiptarëve të cilët e kuptojnë këtë padrejtësi t’i bashkohen në protestën e cila do të zhvillohet në orën 06:00 në Ambasadën shqiptare të Athinës.
Njoftimi:
Protesta në Ambasadën Shqiptare ditën e martë më 23 maj në orën 18:00.
Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Çimarriotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare në Athinë.
Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.
Athinë, e hënë 22.05.2023 Shoqata e Himariotëve, “HIMARA”.


