• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJITHÇKA NISI NGA NJË PREKJE PASQYRASH/ Zbardhet e plotë ngjarja me 4 të plagosur dhe 1 viktimë në Laç, 5 minuta para të shtënave…
Home
Breaking News

GJITHÇKA NISI NGA NJË PREKJE PASQYRASH/ Zbardhet e plotë ngjarja me 4 të plagosur dhe 1 viktimë në Laç, 5 minuta para të shtënave…

4 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të Laçit.

Pas këqyrjes së të gjithë kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë është zbardhur e plotë e gjithë ngjarja.

I arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj 26 vjeç dhe Gerald Bitrin 24 vjeç.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë.

28-vjeçari Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ndreca është vetëdorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur. Në dëshminë e tij paraprake Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANI/ Arrestohen 8 persona si të dyshuar për terrorizëm, 7 prej tyre iranianë
Previous article SHBA/ Gjykata e Apelit pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT