Prishtina po bën përgatitjet e fundit për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Pamjet live nga përgatitjet në Prishtinë, ku shihet se gjithçka është thuajse gati për pritjen e dy qeverive.
Qeveritë pritet të firmosin sot disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.
“Do të ketë një fjalë nga dy kryeministrat, pastaj nga të gjithë ministrat e dy qeverive. Në 12:15 parashikohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe në 12:30 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrave Rama e Kurti.
Kjo mbledhje e përbashkët është cilësuar si shumë e rëndësishme, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje në turizëm, arsim, bujqësi, infrastrukturë dhe siguri.
Në mbledhjen e shkuar u nënshkruan 13 marrëveshje, ku ndër kryesoret ishte njësimi i Abetares mes dy vendeve. Mbledhja e parë e dy qeverive drejtohej nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Rama ditën e djeshme ka takuar bizneset në Kosovë, ku ka paralajmëruar heqjen e taksës për bizneset”, tha gazetari.


