• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjiknuri: Qeveria  FOND 1.6 miliard lekë për përfundimin e nyjës së Milotit…
Home
Shqipëri

Gjiknuri: Qeveria FOND 1.6 miliard lekë për përfundimin e nyjës së Milotit…

11 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka garantuar financimin e përfundimit të punimeve të mbetura në nyjen e Milotit dhe plotësimin me rrugët dytësore. Qeveria ka akorduar një shumë prej 1.6 miliard lekësh dhe tanimë punimet kanë rifilluar me synim përfundimin brenda një periudhe 15 mujore të të gjithë veprës infrastrukturore. Nyja është strategjike për trafikun pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin në kantier ku thanë se ndërsa punimet do të vazhdojnë, nyja do të fillojë të bëhet funksionale për kalimin e mjeteve duke nisur nga muaji Gusht me synim lehtësimin e trafikut të mjeteve në sezonin turistik.

“Jemi në nyjën e Milotit. Ka pak ditë që është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve të ngelura dhe plotësimin me rrugë dytësore për gjithë nyjën e Milotit. Është një vepër që ka shumë vite që ka filluar, kishin ngelur punimet të pabëra. Kjo nyje nuk mund të futej në shfrytëzim nëse nuk bëhej ky projekt i ri dhe kjo garë e re. E kemi nisur punën dhe përfundimisht brenda 15 muajve kjo nyje do të përfundojë me të gjitha zgjidhjet e plota teknike. Do të bëhen rrotull me 9 kilometra rrugë në gjithë zonën që është përreth nyjës dhe gjithë komunitetet e bizneset do të kenë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat  dhe normat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë që përfundimisht kjo nyje do të jetë funksionale dhe me elementët e sigurisë rrugore siç duhet”, nënvizoi Qendro.

Ministri Gjiknuri theksoi se po i jepet zgjidhje një problem që ka filluar që në vitin 2011 pasi bëhet fjalë për një nga nyjet kryesore të trafikut në Shqipëri.

“Situata që ka qenë deri më tani ka qenë provizore dhe ka krijuar probleme të mëdha me trafikun. Me ndërhyrjet e shpejta dhe me financimet shtesë që mundësoi qeveria shqiptare, përfshirë dhe procedurën e re që sapo u përfundua dhe që u lidh kontrata, do të bëjmë të mundur që të paktën nyja të fillojë të funksionojë për periudhën e verës. Pavarësisht se vepra do të dojë më tepër se një vit që të përfundojë plotësisht”, u shpreh Gjiknuri.

Ai sqaroi se është komunikuar me kompaninë kontraktore që të bëjë të mundur fillimin e funksionimit të kësaj nyje që në muajin Gusht, brenda masave të sigurisë.

“Edhe gjatë kësaj vere, gjithë pushuesit do ta ndjejnë diferencën e madhe që do të ketë lehtësimi i trafikut pikërisht në këtë nyje. Kjo është një nga ato veprat e tjera të rëndësishme që ne jemi duke hapur. Këtu do të jetë edhe lidhja me autostradën nga Miloti deri në Balldren. Pra, po të shikoni pjesa tjetër për nga veriu, një aks me të gjitha parametrat e nevojshme dhe që është pjesë e programit të rindërtimit të infrastrukturës në katër vitet e ardhshme në Shqipëri”, nënvizoi Gjiknuri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRATIMI I PROJEKTLIGJIT PËR TEATRIN E RI/ Aktorët letër institucioneve të BE: Është shkelje e...
Previous article “Politikë me laps”/ Die Zeit portreton Ramën: Si shkojnë pushteti dhe piktura së bashku?

F.autor

Postime të ngjashme

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT