• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Gjiganti i hotelerisë “Hilton” vjen në Shqipëri
Home
Ekonomi
GoodNews

Gjiganti i hotelerisë “Hilton” vjen në Shqipëri

26 October, 2017 Redaktor2 Ekonomi, GoodNews

Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë Hilton do të jetë prezent edhe në Shqipëri.

Kompania vendase e ndërtimit Enternal Group është nënkontraktuar për të bërë punimet e objektit, i cili është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, poshtë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.

Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë me dije për Monitor, se Hilton për disa vite rresht ka shfaqur interes të jete i pranishëm në Shqipëri, por ndërkohë burimet nga kompania që po ndërton për llogari të rrjetit e konfirmuan këtë fakt.

Punimet janë në fazën e ngritjes së karabinasë, por godina do të mund të bëhet funksionale në fillim të vitit 2018. Kapaciteti i akomodimit dhe vlera e investimit po mbahen sekret për shkak të politikës së marketingut që ndjek Hilton për investimet e reja.

Enternal Group, është një kompani vendase që tashmë ka përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e objekteve të luksit dhe qendrave tregtare. E njëjta kompani ka qenë nënkontraktori kryesor në ndërtimin e godinës për llogari të hotel Sheraton, Qendrës tregtare TEG, Toptani Center, Coins, QTU, ETC, Rolling Hills dhe një sërë objektesh të tjera me funksionalitet të lartë.

Hilton është një rrjet hotelesh luksi i shtritë në gashtë kontinente me rreth 570 linja akomodimi. Të ardhurat e Hilton në 2015-n ishin 11,2 miliardë lekë me një rritje gati 10% në krahasim me vitin paraardhës.

Në vitin 2015, Hilton e shtoi kapacitetin e akomodimit me 43,000 dhoma. Që nga viti 2007 biznesi i hoteleve Hilton është zgjeruar me 50%. Nga burimet zyrtare të kompanisë gjiganti i hotelerisë zgjerimin më të madh është duke e bërë në vendet në zhvillim dhe sidomos në Azi. Pjesë e këtij zgjerimi është linja në Shqipëri.

Zgjerimi i markave të njohura të hotelerisë në tregun shqiptar pritet t’i japë një dimension të ri kryeqytetit shqiptar.

Numri i vizitorëve të huaj është vënë në një trend rritjeje të qëndrueshme, ndaj kohët e fundit bizneset vendase dhe të huaja po orientohen drejt investimeve në hotele në vendin tonë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Paketës Fiskale 2018 ka përjashtuar hotelet në pesë vitet e para nga pagesa e tatimit mbi fitimin, teksa ka zbritur TVSH-në në zinxhirin e furnizimit të hoteleve dhe shërbimit të akomodimit në 6% nga 20 që ka qenë më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 150 biznese investojnë në Tiranë/ Mbi 1 miliardë euro investime për 2017-n
Previous article Shkencëtarët e gjejnë viktimën më të vjetër të tsunamit në botë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT