Ushqimi i shpejtë nuk është një shpikje e shekullit XX. Madje, origjina e tij është shumë shekuj më parë. Arkeologët në qytetin e lashtë romak të Pompeit kanë zbuluar një banak fast food-I të ruajtur në gjendje shumë të mirë.
Termopoliumi, siç njihej në Romën e lashtë, u zbulua në Regio V, një vendgërmim në veri të qytetit antik.
Pamjet e gjetjes që daton 2000 vjet më parë u shpërndanë në Instagram nga Massimo Ossana, drejtori i përgjithshëm i kërkimit arkeologjik.
Këto qoshka ku tregtohej ushqim i shpejtë ishin të zakonshme në Pompei para se të shpërthente vullkani në vitin 79, i cili do ta varroste qytetin me 2 mijë banorë nën llavë dhe hi.
Të paktën 150 pika të tregtimit të këtyre ushqimeve ishin shpërndarë në Pompei.
Në to shërbeheshin pije dhe ushqime si buka me peshk të kripur, djathi i pjekur apo thjerrëzat.
Pompei u zbulua në shekullin e XVI. Gërmimet, të cilat filluan në vitin 1748 dhe vazhdojnë edhe sot, herë pas here nxjerrin në dritë thesare arkeologjike dhe detaje të jetës së banorëve 2 mijë vjet më parë.