• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gjesti i fundit që bëri polici para se të mbytej/ Zgjoi nga gjumi djalin, u pershëndet dhe…
Home
Breaking News

Gjesti i fundit që bëri polici para se të mbytej/ Zgjoi nga gjumi djalin, u pershëndet dhe…

4 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjendja e vështirë ekonomike e familjes së tij, por edhe pamundësia për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e duhur për vetingun dyshohet të ketë çuar në vetëvrasje një punonjës policie të Shkodrës. Bëhet fjalë për 52- vjeçarin Dedë Shkalla, banues në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina. Mësohet se babai i 5 fëmijëve është hedhur në ujërat e lumit Kirk u dhe është mbytur. Kanë qenë banorë të zonës, që rastësisht kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.

Menjëherë blutë kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa kanë konstatuar se i mbyturi ishte kolegu i tyre, Dedë Shkalla. Nga kryerje e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në trupin e pajetë nuk kishte shenja dhune. Sipas burimeve policore, trupi i 52- vjeçarit është dërguar ambulancë në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës për ekzaminime të mëtejshme.

POLICI

Burimet e mësipërme bënë me dije se Dedë Shkalla punonte në sallën operative në policinë vendore të Shkodrës prej shumë vitesh. Ai njihej si njeri i qetë, i rregullt dhe pa probleme qoftë nga të afërmit, por edhe kolegët e tij. Vendimi fatal për t’i dhënë fund jetës i ka shokuar të gjithë. Mësohet se kohët e fundit nga bisedat me kolegë të tij, ai ka shfaqur shenja stresi në punë. Disa herë punonjësi i policisë që zgjodhi t’i japë fund jetës u ka thënë kolegëve se e ka të vështirë që të plotësojë dokumentet që duhen për procesin e vetingut. Numri i madh i dokumenteve dhe deklarimeve që kërkohen në këtë proces e ka stresuar Shkallën. Ai për shkak edhe të gjendjes së vështirë ekonomike në familjen e tij, disa herë ka thënë se e ka të pamundur që të plotësojë të gjithë atë dokumentacion dhe se rrezikon që të largohet nga puna.

Frika se mund të mbeste edhe i papunë, sipas burimeve policore, por edhe personave që e kanë njohur dyshohet se e ka çuar efektivin e policisë së Shkodrës deri në vetëflijim. Ndërkaq, policia e Shkodrës po vazhdon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje. Nga ana tjetër, mësohet se Dedë Shkalla në orët e mëngjesit të djeshëm ka zgjuar njërin prej djemve të tij nga gjumi dhe është përshëndetur me të. Në dalje tek dera e shtëpisë e ka përshëndetur me dorë. Efektivi i policisë së Shkodrës ka katër vajza dhe një djalë, të gjithë të rritur dhe në shkollë. Gruaja e tij nuk punonte, pasi kujdesej për shtëpinë. Punonjësi i policisë që u mbyt në ujërat e lumit Kir banonte në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Golem, afër me dy vëllezërit e tjerë. Ai sillej shumë mirë me të gjithë, ndërsa edhe fqinjët gëzojnë respekt për të. Kjo ngjarje i ka tronditur, sepse asnjëri prej tyre nuk e ka pritur një gjë të tillë.

 

PRECEDENTI

Më 24 prill të këtij viti, një efektiv policie u vetëvra në ambientet e komisariatit të Fierit. Kastriot Fafaj nga fshati Seman i këtij rrethi i dha fund jetës me armën e shërbimit. 46-vjeçari, baba i dy fëmijëve u gjet i pajetë nga kolegët e tij. Sipas burimeve policore, Fafaj, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit e ndërmori aktin ekstrem sapo kishte mbaruar shërbimin (ishte turni i tretë) në rrethana të paqarta. Disa orë pas ngjarjes reagoi babai i efektivit. Shyqyri Fafaj deklaroi se djali i tij ishte stresuar shumë nga kërkesat për vetingun në radhët e uniformave blu./gsh.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet përforcimin e ri i Real Madridit, një portier me parametra të jashtzakonshme
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/5/2018/ Ngjarjet më të rëndësishme sot në botë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT