• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA NXJERR LIGJIN MODERN TË INTEGRIMIT/ Kush përmbush këto tre kritere merr ‘Kartën e shanseve’
Home
Nderkombetare

GJERMANIA NXJERR LIGJIN MODERN TË INTEGRIMIT/ Kush përmbush këto tre kritere merr ‘Kartën e shanseve’

5 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. “Karta e shanseve” do të jetë gati në vjeshtë.

Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“.
Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

Kush ka një diplomë apo kualifikim, pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

“Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Deutschland ausländische Arbeitskräfte
Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr “Kartën e shanseve”

Me kartën e shanseve do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: Shkollimin e përfunduar jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç.

Kush plotëson tre nga katër kritere do të marrë “Kartën e shanseve”.

Por se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar ministri, Hubertus Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.

“Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontigjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin kartën e shanseve në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FYTYRA E ZELENSKYT I NGJAN NJË HARTE LUFTE"/ Pas vizitës në Kiev Ben Blushi hap ekspozitën për Ukrainën, rrëfen momente prekëse nga lufta
Previous article "SHQIPTARËT KANË PAGUAR DERI 28 MIJË PAUND"/ Ish-i dënuari për trafikimin e klandestinëve rrëfen skemat: Nisja bëhet nga

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT