• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJERMANIA NIS “GJUETINË” NDAJ “NON GRATA-VE”/ Bllokohet pasuria e Dodik, lëvizja do të sjellë “tërmet” edhe në Shqipëri
Home
Rajon

GJERMANIA NIS “GJUETINË” NDAJ “NON GRATA-VE”/ Bllokohet pasuria e Dodik, lëvizja do të sjellë “tërmet” edhe në Shqipëri

12 April, 2022 s.autor Aktualitet, Rajon

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ka nisur gjuetinë ndaj personave të shpallur “Non Grata”. Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar. Të goditur janë politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës.Pra me lëvizjen e fundit nga Britania, shihet se sapo ka filluar faza e dytë e ‘Non Grata’-ve, ajo e sekuestrimit të pasurive. Pra, sanksionim për subjektet ekonomike që kanë mbështetur të gjithë politikanët që qeveria amerikane i ka ndëshkuar për “Korrupsion të rëndësishëm”.Siç dihet, qeveria e SHBA-së ka shpallur katër persona “Non Grata” në Shqipëri për korrupsion të rëndësishëm: Sali Berishën, Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Adriatik Llallën.Bazuar edhe në urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden për korrupsionin, mesa duket goditjet e fundit paralajmërojnë se kanë nisur procedurat për të identifikuar në mënyrë të qartë burimet ekonomike, por edhe mediatike që kanë mbështetur politikanët e shpallur “Non Grata”.

Ndëshkimi i Dodik dhe ngjashmëria me Sali Berishën

Në bazë të sanksioneve, Dodik dhe Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik. Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss tha se: “Këta dy politikanë po minojnë qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë. Të nxitur nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto sanksione të ashpra po tregojmë se armiqtë e paqes do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ajo. Prej kur Dodik u fut në listën e sanksioneve të SHBA, ai filloi një angazhim publik për ta goditur SHBA tek investimi i tyre kryesor në Bosnjë Hercegovinë, që është Marrëveshja e Dejtonit. Me lidhjet e tij direkte me Rusinë, me ngritje të institucioneve paralele në pjesën serbe të Bosnjës dhe ngritjen e një fryme anti-amerikane që e maskonte me “interesat e serbëve të Bosnjës”, Dodik praktikisht ka bërë këto vite atë që Sali Berisha po bën këto muaj, që në momentin kur ka hyrë në rrethin e parë të sanksioneve të SHBA.Njësoj si Dodik, Berisha ka shpikur pas sanksioneve një armik, që është Xhorxh Sorosi, dhe në fakt po punon natë e ditë të krijojë një front anti-amerikan në Shqipëri, që të duket njeri me mbështetje politike.Gjithashtu Dodik në reagimin e djeshëm ka bërë me dije se nuk ka asete në Britaninë e Madhe. “Më lejoni t’ju them se unë nuk kam asnjë pronë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë atje për dhjetë vjet. Ka një përgjigje për atë që tha zotëria nga SDA (Senad Bratiç)”, tha ai. Ndërkaq duke komentuar deklaratën e Britanisë për sanksione ai është shprehur se i dhemb dhe nuk do që të jetë vulgar për sanksionet e tyre, dhe bisedën e mbyll me ambasadoren britanike ku thekson se nuk ka asnjë pronë në Londër. Ai rilexoi pjesën e deklaratës ku thuhet: “Britania e Madhe deklaroi se Dodik nisi një aksion për tërheqjen e RS nga institucionet kryesore shtetërore, duke përdorur përçarje, retorikë të rrezikshme, nacionaliste, duke minuar stabilitetin e brendshëm dhe rajonal”. Pra sanksionet nga Mbretëria e Bashkuara, janë shenjat e para që do të sjellin “tërmet” edhe në politikën shqiptare, pasi ndërkombëtarët kanë premtuar se do të zhdukin korrupsionin në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODHEJ NË LOKALIN AFËR BANESËS/ Viktima u qëllua me breshëri nga një automjet në lëvizje, autorët dyshohet se…
Previous article DOSSIER/ Mbledhja e Byrosë. Shpërthimi i Enverit: Mehmeti është dërguar nga unë të udhëheq...

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT