• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA NGRE SHQETËSIMIN PËR RASTET E COVID-19/ Ministri i Shëndetësisë: Nëse kjo prirje vazhdon, do jetë shumë e rëndë për spitalet
Home
Nderkombetare

GJERMANIA NGRE SHQETËSIMIN PËR RASTET E COVID-19/ Ministri i Shëndetësisë: Nëse kjo prirje vazhdon, do jetë shumë e rëndë për spitalet

9 April, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha të premten se vendi i tij është shumë pranë maksimumit të kapacitetit për përballjen me koronavirusin, me afro 4,500 vetë në njësitë e kujdesit intensiv. “Nëse kjo prirje vazhdon do të jetë shumë e rëndë për sistemin tonë shëndetësor. Duhet të zbatojmë masa bllokuese”, tha ai.

Ndërkohë aleanca globale për vaksinim ndaj COVID-19-ës, thotë se ka dërguar 38 milionë doza vaksinash për mbi 100 vende që kur filloi fushatën e shpërndarjes së tyre para rreth gjashtë javësh.

Mekanizmi COVAX, i krijuar për të ofruar qasje të drejtë tek vaksinat në gjithë botën tha se dozat e shpërndara ishin prodhuar nga AstraZeneca, Pfizer dhe Instituti i Serumeve në Indi dhe ishin dërguar në gjashtë kontinente, përfshirë 61 nga 92 vendet me të ardhura më të ulëta.

Kjo nismë tha se shpreson t’u dërgojë vaksina të gjitha vendeve që kanë kërkuar doza deri në fund të qershorit, pavarësisht nga mungesat në sasinë e vaksinave në mars dhe prill dhe kërkesës në rritje në Indi.

Porto Rikoja dhe Uashingtoni pritet të hapin të hënën vaksinimin për personat 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve me COVID, 31 milionë, pasuar nga Brazili me 13.2 milionë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 286 raste të reja me koronavirus, ja sa humbje jete ka në 24 orët e fundit
Previous article THEU MASAT ANTI-COVID/ Policia norvegjeze nuk kursen kryeministren e tyre, i vendosin gjobë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT