• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA NË ALARM/ Dyshohet për disa skenarë të kërcënimit për ushtrinë. Shërbimet sekrete flasin për rritje të…
Home
Nderkombetare

GJERMANIA NË ALARM/ Dyshohet për disa skenarë të kërcënimit për ushtrinë. Shërbimet sekrete flasin për rritje të…

31 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shërbimi gjerman i kundërzbulimit ushtarak po përballet me një shtim të aktiviteteve të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani, që po bëhen gjithnjë e më aktive.

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, paralajmëroi për rritjen e aktivitetit të shërbimeve sekrete kundërshtare në Gjermani. Sipas drejtueses së shërbimit sekret ushtarak gjerman, skenarët e kërcënimit për ushtrinë gjermane, Bundeswehr, janë të ndryshëm.

Anhörung der Präsidenten der Nachrichtendienste“Shërbimet sekrete të kontrolluara nga shtete kundërshtare përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të marrë informacione, për të ushtruar ndikim dhe për të ndjekur interesat e vendit të tyre”, tha Rosenberg.

“Anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe ndryshimit të situatës në Evropë mbrojtja kundër spiunazhit po bëhet sërish e rëndësishme për ushtrinë gjermane. Shërbimi gjerman i Kundërzbulimit Ushtarak ka regjistruar “anomali dhe përpjekje të shumta për spiunazh”.

Deutschland, Köln | MAD-Zentrale in der Konrad Adenauer Kaserne

Kështu në peridhën shtator-tetor janë vërejtur fluturime të përsëritura me dron mbi zonat ushtarake të Bundeswehr-it dhe mbi qendrat ku ushtarët ukrainas stërvitjen për të përdorur armatime perëndimore. Qëllimi i këtyre fluturimeve ende nuk është sqaruar.

Nivel i lartë spiunazhi dhe para luftës kundër Ukrainës

Ekspertët thonë se aktivitetet e spiunazhit janë rritur ndjeshëm dhe janë edhe më të shpeshta se në kohën e Luftës së Ftohtë. Kjo edhe për shkak se interneti dhe rrjetet sociale përbëjnë pika të reja sulmi.

Symbolbild Spionage Affäre

Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD), Martina Rosenberg, tha se aktivitetet e shërbimeve të huaja të spiunazhit kundër Bundeswehr-it ishin në një “nivel të lartë” që përpara 24 shkurtit 2022 – pra përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Rosenberg tha qëllimi i punës së shërbimit të kundërzbulimit ushtarak është “të zbulojë në një fazë të hershme dhe të shmangë në mënyrë efektive çdo aktivitet spiunazhi, veçanërisht të shërbimeve sekrete ruse dhe kineze.” Ajo tha për këtë MAD-i  bashkëpunon me autoritetet partnere kombëtare dhe ndërkombëtare.

Deutschland, Köln | MAD-Zentrale in der Konrad Adenauer Kaserne

Shërbimi i kundërzbulimit ushtarak është një nga tri shërbimet sekreta të Gjermanisë, krahas Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) dhe Shërbimit Sekret Federal (BND). MAD e ka selinë në kazermën Konrad-Adenauer në Këln dhe ka rreth 1400 punonjës.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 7 VITE BURG PËR TRAFIKDROGE/ Arrestohet 30-vjeçari! Pjesë e grupit që u ‘godit’ në vitin 2018...
Previous article LËVIZJA AGRESIVE NGA RUSIA/ Si po hakmerret ndaj gjithë botës duke bllokuar drithërat, shkak bëhet Anglia

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT