• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Partitë unioniste dhe SPD firmosin marrëveshjen e koalicionit qeveritar
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Partitë unioniste dhe SPD firmosin marrëveshjen e koalicionit qeveritar

12 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Marrëveshja e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD u nënshkrua. Kancelarja e lëvdoi marrëveshjen në ceremoninë e nënshkrimit.
Krerët e partive dhe të grupeve parlamentare të CDU dhe CSU dhe SPD nënshkruan në Berlin marrëveshjen prej 177 faqesh për programin e tyre të ardhshëm qeveritar. Në ceremoninë përkatëse në ndërtesën Paul-Löbe-Haus të Bundestagut kancelarja tha se marrëveshja e koalicionit u përgjigjet si duhet sfidave të kohës dhe ofron zgjidhje. Përpjekja për marrëveshjen ia vlejti, edhe në frymën e respektit për njëri-tjetrin. Marrëveshja parashikon përmirësime konkrete për njerëzit dhe njëkohësisht mban parasysh të ardhmen, shtoi ajo.

Ministri i caktuar i Financave dhe zëvendëskancelari, socialdemokrati Olaf Scholz theksoi se koalicioni i madh duhet të mbajë parasysh preokupimin për ta mbajtur të bashkuar shoqërinë. Ai shtoi më tej se është një sinjal i mirë që politika ndaj Evropës luan një rol kaq të madh në marrëveshjen e koalicionit.

Deutschland Das zukünftige Bundeskabinett (picture-alliance/dpa)
Për CSU-në, kryetari i partisë Horst Seehofer theksoi se marrëveshja e koalicionit mban parasysh njerëzit me pak të ardhura. Dokumenti ka përmbajtje të fortë, tha ai. Tani rëndësi ka që ai të zbatohet me frymën e duhur dhe me ritëm. Më parë kryetarët e partive patën theksuar se duan të përpiqen për një përafrim të kushteve të jetesës në Gjermani. Mirëqënia duhet të mbërrijë tek të gjithë njerëzit, tha Merkeli.

Të mërkurën, në Bundestag do të hidhet në votë zgjedhja e Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë. Pas kësaj, pritet që qeveria e re të bëjë betimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë sytë tashmë i kanë tek Meghan Markle
Previous article E trishtë: Armela e BB humb njeriun më të dashur në jetë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT