• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ CDU/CSU dhe SPD në prag të marrëveshjes

9 April, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

CDU, CSU dhe SPD, sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin janë në prag të marrëveshjes së koalicionit. Më parë agjencia e lajmeve Reuters dhe gazeta Bild duke iu referuar qarqeve të negociatorëve njoftuan, se të mërkurën pritet dakordësimi për marrëveshjen e koalicionit. Që mëngjesin e së martës (08.04.2025) politikanët e unionit konservator dhe ata socialdemokratë u shprehën optimistë, se ndodhen në prag të suksesit. Jemi në “metrat e fundit drejt finishit”, tha kryeministrja e Saarlandit, Anke Rehlinger (SPD) përpara se të fillonin bisedimet në selinë qendrore të CDU-së.

Nën presion kohe

Një impuls të ri shtyse iu dhanë bisedimeve të koalicionit grindja për doganat në SHBA si dhe humbjet e ndjeshme të kurseve në bursë.

“Ka një vullnet të lartë për marrëveshje”.

“Këto bisedime koalicioni zhvillohen tani krejt ndryshe nga sa ndodhi me bisedimet e koalicionit katër vjet më parë. Ne jemi nën presion kohor”, tha kryeministrja socialdemokrate e Meklenburg-Pomeranisë, Manuela Schwesig.

Në sfondin e gjendjes ndërkombëtare popullsia pret krijimin e shpejtë të qeverisë. “Në përgjithësi ka një vullnet të lartë për marrëveshje, kjo është evidente”, tha edhe drejtuesi i grupit parlamentar të unionit konservator, Thorsten Frei. Ai tha, se “është shumë optimist, që mund të arrijmë shpejt në marrëveshje”.

Temat e vështira

Temat më të vështira të marrëveshjes së koalicionit deri tani kanë qenë kryesisht çështjet financiare si reforma fiskale dhe kursimet në buxhet. Lidhur me këto tema nuk ka depërtuar asnjë detaj në publik.

Mbetet të shihet nëse arritja e marrëveshjes së koalicionit do të përfshijë edhe ndarjen e ministrive dhe përcaktimin e personelit përkatës, apo nëse kjo do të bëhet në një hap të dytë pasi të shpallet marrëveshja e koalicionit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTRABANDOI MALLRA NGA GREQIA/ Arrestohet në pikën kufitare të Kapshticës 51-vjeçari! Nis hetimi për doganierin
Previous article VRAU ME THIKË AMARILDO HOXHALLARIN/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim Darment Kelin

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT