Për të mbrojtur kufirin e Bavarisë, duke filluar nga 2 qershori, do të shtohen 2 000 policë kufiri, të pajisur me dronë të përshtatur për këtë mision, deklaroi ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann.
”Makinat e patrullave do të jenë të përshtatur me skaner për shenjat e gishtërinjve dhe dronë që fluturojnë duke monitoruar kufirin”, theksoi Hermann.
Landi i Bavarisë kufizohet me Zvicrën, Austrinë, dhe Republikën Çeke


