Trupi juaj është shumë gjëra njëherësh: një pajisje mekanike, një formë jetese e qëndrueshme dhe një fenomen biologjik që ndryshon gjithnjë. Ka shumë gjëra që duhet të dini për trupin. Mësoni cilat janë 6 më të çuditshmet:
1. Ju jeni më të gjatë në mëngjes se në mbrëmje
A e dini se e ndryshoni gjatësinë bazuar në kohë të ndryshme të ditës? Mesatarisht ju jeni një centimetër në i gjatë kur zgjoheni në mëngjes. Kur flini, lëngjet e tepërta krijohen brenda disqeve të palcës kurrizore dhe stresi i qëndrimit në një ditë bën që lëndët të zhduken, duke ju bërë të humbni gjatësinë. Nëse e matni gjatësinë në mëngjes dhe në mbrëmje, do të shihni një ndryshim të vogël.
2. Qelizat e trurit fillojë të humbasin me kalimin e viteve
Me kalimin e moshës, më shumë se 1000 qeliza të trurit humbasin çdo ditë. Truri juaj punon vazhdimisht dhe nuk ndalet kurrë, edhe kur jeni në gjumë. Përveç prodhimit të ëndrrave, ai punon ‘jashtë orarit’ për të rifituar aftësinë e tij në mënyrë që të funksionojë normalisht gjatë orëve të zgjimit të ditës.
3. Frymëmarrja përmes hundës
Ju mund të mos keni menduar kurrë për këtë, por frymëmarrja përmes hundës tuaj është në të vërtetë mjaft komplekse. 85% e njerëzve marrin frymë përmes hundës. Në këtë mënyrë, bashë me ajrin ju thithni edhe baktere, duke bërë që vrimat e hundës të bllokohen në mënyrë të pavetëdijshme.
4. Rrjedhje hundësh
Të gjithë përfundojmë me rrjedhje hundësh kur jemi me grip apo kur kemi ftohtë. Por, ajo mund të ndodhë edhe kur nuk keni ndonjërin nga këto shqetësime. Kjo vjen sepse ne prodhojmë rreth 1 litër mukus në ditë, shumicën e të cilit e gëlltisim në fyt pa e vënë rë.
5. Truri është më aktiv në mbrëmje se sa gjatë ditës
Logjikisht, do të mendonit se të gjitha lëvizjet, kalkulimet apo ndërveprimet në punë e bëjnë trurin të ketë më shumë ‘fuqi’ se kur jeni në gjumë. Në fakt, rezulton të jetë kundërta. Kur ju flini, truri juaj bëhet më aktiv. Sipas shkencëtarëve, nuk dihet ende se pse ndodh ky fenomen./shije


