• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Gjërat s’janë në rregull, kërcënohemi seriozisht nga…”, çfarë paralajmëron Rama
Home
Shqipëri

“Gjërat s’janë në rregull, kërcënohemi seriozisht nga…”, çfarë paralajmëron Rama

28 April, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama teksa ka marrë fjalën pas prezantimit të punës të ministrave në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ka deklaruar se sot qeveria e tij punon pa opozite, pa sfidën e saj në intelekt dhe këtë e ka quajtur një hata të madhe.

“Jo të gjitha gjërat nuk janë në rregull. Sikundër u nënvizua nga ministrat që bënë paraqitjen e punëve kemi bërë shumë, por nuk jetojmë në një guaskë të shkëputur nga realitet dhe jemi të kërcënuar seriozisht na rreziku që të perceptohemi si të tillë, njerëzit nuk hanë sofra, nuk e mbushin tavolinë e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit nuk llogarisin këto dhe rezultatet tonë por shohin ekonominë e tyre”- tha Rama.

Rama nuk ka lene pa shigjetur opoziten. “Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por fizikisht, është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka cdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt. Një opozitë që shkon në parlament si në tapet mundje, është një hata e madhe. Ne gjendemi në kushtet që duhet të përfshihemi në një sport, që nuk ka lidhje me politikën por as me sportet”- tha ai.

Sipas kryeministrit, “Këtu u thanë gjëra të vërteta, por ne tani e kemi të nevojshme që të hyjmë në një fushatë të mirëfilltë. Me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona që nga kryesia e PS, qeverisë, asamblesë kombëtare për të shkuar fshat më fshat dhe për të folur me njerëzit për atë që njerëzit presin prej nesh”.

Duke vënë përballë dy pushtetet në qeverisje, Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj të djathtës.

“Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë, ndërkohë që nga ne njerëzit nuk kënaqen që nuk i vrasim rrugëve, që nuk i dhunojmë verbalisht, por edhe fizikisht, që nuk i trajtojmë si lecka kur vjen puna për të vlerësuar meritat e tyre, kërkojnë shumë më tepër se ne jemi një forcë e të ardhmes, ata janë e së shkuarës”- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos ua rrisni “vlerat” kot!
Previous article Aktorja e famshme rrëfen se humbi virgjërinë nga një përdhunim (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT