Mutacioni i gjenit Brca, i ashtuquajturi ‘Jolie’ që rrit deri në tetë herë rrezikun e kancerit, nuk përbën një dënim me vdekje, pasi nëse keni një kancer të gjirit shanset e mbijetesës janë të njëjta krahasuar me pacientët që nuk kanë ADN të mutuara. Kjo është deklaruar në një studim të Universitetit të Southampton të botuar nga revista Lancet Oncology, e cila gjithashtu zbuloi se zbulimi i kësaj diagnoze nuk ka efekt në shpresën e mbijetesës.
Mutacioni i Brca-s u bë ‘i famshëm’ nga aktorja, e cila bëri publike vendimin për të hequr gjinjtë e saj kur zbuloi se kishte këtë gjen. Studimi shqyrtoi të dhënat nga 2733 gra në moshë midis 18 dhe 40 vjeç, të cilat u diagnostikuan me kancer të gjirit, prej të cilave 12% ishin mutantë. Dhjetë vjet pas diagnozës, 651 gra nuk i kishin mbijetuar kancerin dhe vdekshmëria ka rezultuar e njëjtë në të dy grupe.
Një e treta e grave me këtë mutacion kishin zgjedhur ‘mastektominë’ e dyfishtë, theksojnë autorët, por ky lloj intervenimi nuk ka ndryshuar mundësinë e mbijetesës. “Kjo na tregon se trajtimet dhe ndërhyrja radikale nuk duhet të bëhen menjëherë, – nënvizon autori i BBC-së Diane Eccles, autori kryesor – edhe pse ndoshta ‘mastektomia’ mund të “ofrojë” përfitime afatgjata, njëzet ose tridhjetë vjet pas diagnozës fillestare”. Përgatiti: Alpenews.al/


