• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dekorohet pas vdekjes shkatërruesi i bandave të ’97-ës/ Djali i Sokol Barajt mban fjalimin prekës
Home
Sociale

Dekorohet pas vdekjes shkatërruesi i bandave të ’97-ës/ Djali i Sokol Barajt mban fjalimin prekës

13 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Lezhës ditën e sotme me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e “Artë të Shqiponjës” ish-drejtuesin e ndjerë të Policisë, Sokol Baraj.

Ish-zëvendësministri i Brendshëm Sokol Baraj u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një ataku në zemër.

Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së të ndjerit. Para të pranishmëve, djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim të ndjerë për të atin dhe kontributin e tij në Policinë e Shtetit.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh. Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot. Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej. Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”, tha djali i ish-drejtuesit të policisë.

Sokol Baraj u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare. Ai la gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës, pasi njihet si shkatërruesi i bandave të rrezikshme të vitit 1997.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-trajneri e këshillon Hazard-in, largohu nga Chelsea dhe do të bëhesh më i miri
Previous article ‘Gjeni Jolie’ nuk rrit vdekshmërinë për kancerin e gjirit

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT