• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENERATORI NUK FUNKSIONOI/ Shefi i Reanimacionit për ndërprerjen e energjisë në QSUT: Pacientët e intubuar u zhvendosën nga reanimacioni
Home
Aktualitet
Kronikë

GJENERATORI NUK FUNKSIONOI/ Shefi i Reanimacionit për ndërprerjen e energjisë në QSUT: Pacientët e intubuar u zhvendosën nga reanimacioni

20 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, ku u shkëput energjia elektrike.

Gjeneratori nuk funksionoi pas ndërprerjes së energjisë, ndërsa Lilaj deklaroi se momenti më delikat ishte trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencë respiratore. Ndërprerja filloi në orën 20:18 dhe në orën 20:43 nisi transporti i të sëmurëve në godinën tjetër, pasi pajisjet nuk funksionuan. Sipas tij, ndërprerja e energjisë elektrike, nuk cënoi jetën e pacientëve.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të plotë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparatë. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjekimin nëpërmjet aparateve që janë me back up. Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar.

Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthyer energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive. Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve. Ato që kanë qenë n reminacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.

Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në çfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta. Vendimi që morëm ne për transferimi ne tyre në reminacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”-u shpreh Lilaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESËMARRJA E SHQIPËRISË NË "BORDIN E PAQES" / Votimi në Kuvend do të kryhet me procedurë të përshpejtuar
Previous article "NË TIMON NËN EFEKTIN E ALKOOLIT"/ Rrugorja e Tiranës: 59 shoferë nën hetim dhe 6 në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT