• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENDET ZEMRA E SAIMIR SULËS/ Organi në morgun e Barcelonës, pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit
Home
Aktualitet
Kronikë

GJENDET ZEMRA E SAIMIR SULËS/ Organi në morgun e Barcelonës, pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

27 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është gjetur zemra e Saimir Sulës, shqiptarit i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze në një spital në Spanjë, pasi u infektua me virusin Covid-19.

Gjykata e Apelit në Spanjë ka vendosur të kthejë për autoritetet shqiptare zemrën e sekuestruar të ndjerit Saimir Sula. Ky vendim i hap rrugë kërkesës për kthimin e zemrës, e cila në javët në vijim pritet të merret zyrtarisht nga një grup hetuesish shqiptarë dhe t’i dorëzohet më pas familjarëve.

Megjithatë ende nuk dihet nëse familjarët e Sulës do t’i bashkohen grupit hetimorë në marrjen në dorëzim të zemrës. Më pas, çështja do të shoqërohet me një tjetër procedurë ligjore në Tiranë, atë të lejes për zhvarrosjen e të ndjerit dhe bashkimin e trupit me zemrën, raporton mcn.

Pas më shumë se tre vitesh merr fund historia që tronditi opinionin publik në Shqipëri, ku një i ri shqiptar erdhi i pajetë nga Barcelona, Spanjë dhe atij i mungonte zemra. Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh. I riu shkoi në spital në Spanjë, pasi ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit, por ndërroi jetë në spital. E motra, Majlinda nuk e pranoi versionin e spitalit sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri, ku edhe iu bë një ekspertizë e dytë nga e cila u mësua se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, dhe pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër.

Mediat spanjolle ka kontaktuar me Spitalin del Mar, nga ku nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë deklaratë, megjithatë hetimet kanë nisur edhe pse ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për të mbyllur dosjen e për të vendosur drejtësinë në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'HAPE TELEFONIN TA MARRË DREQI RRACËN"/ Mbushën Krujën me drogë, dalin të tjera përgjime nga trafikantët
Previous article DETAJET/ Bllokohen 4 mjete lundruese në Sarandë, Vlorë dhe Shkodër gjobiten deri në 20 mijë lekë pronarët e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT