Politikani i njohur amerikan Dan Johnoson, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas mediave vendase, ai është një nga ligjvënësit e shtetit të Kentakti, dhe ka qenë për një kohë të gjatë i akuzuar se ka përdhunuar një të mitur.
Ai ka mohuar akuzat se ka sulmuar seksualisht një vajzë adoleshente në bodrumin e shtëpisë së tij. Mediat vendase për këtë vdekje shkruajnë se është një vetëvrasje dhe jo një vdekje për shkaqe natyrale .
Një hetues deklaroi se Dan Johnson ka vdekur nga një plagë e vetme me armë zjarri në Politikani kishte shkuar në një zonë të izoluar, dhe më pas kishte vrarë veten.
Xhonson u zgjodh në legjislaturën e shtetit në vitin 2016, pjesë e një vale fitoresh republikane. Ai fitoi zgjedhjet e tij megjithë liderët republikanë që i kërkuan atij që të dilte nga gara pasi mediat lokale raportuan mbi disa nga postimet e tij në Facebook duke krahasuar Barakun dhe Michelle Obama me majmunët.


