Një sasi e madhe kanabisi është gjetur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Burimet nga metropoli verior kanë bërë të ditur se droga është gjetur në një varkë në liqenin Shkodrës.
Ende nuk dihet pesha e drogës, por mësohet se është e konsiderueshme.
Dyshimet janë se në këtë zonë kanë kaluar edhe ngarkesa të tjera me kanabis.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë.








