Gjendet i vdekur buze rruge nje i ri, vetem 23-vjecar. Policia e Fierit njofton se trupi pajete eshte gjetur ne 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
“Shtetasi F.S, 23 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”- njofton policia.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.


