7 predha të ndryshkura janë gjetur këtë të shtunë në Lalm Kodër, në afërsi të fshatit Prush. Të mbuluara nga disa shkurre, mendohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Mësohet se momentalisht 7 predhat po ruhen nga një patrullë e policisë dhe pritet t’i çmontojnë forcat xheniere.


